Mbyllet tetori rozë në veri, Covid-19 solli ulje të ekzaminimeve për kancer gjiri

592
Sigal

Kaosi që solli në spitale pandemia e Covid-19, duket se solli edhe frikën e shumë vajzave dhe grave për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

“Uroj që ky muaj sensibilizimi të ketë arritur qëllimin e tij, për të na bërë ne më të kujdesshëm për shëndetin tonë. Për të na bërë ne më koshientë për nevojat e ekzaminimeve periodike”, ka thënë Astrit Beci, drejtori rajonal i Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor.

Në muajin e sensibilimizimit për të gjitha gratë dhe vajzat në zonat rurale u vu në dispozicion një mamografi lëvizëse. “Është sjellë makina e mamografisë dhe janë kryer rreth 170 diagnostifikime imazherike të personave të interesuar, kryesisht grave të moshave të rriskut përsa i takon kapjes së hershme të kësaj diagnoze”,-ka thënë Gjelosh Kasa, drejtor Njësia Vendore Pukë.