Mbyllen hetimet për grabitjen e Rinasit, SPAK pushon akuzën për “dajën”, humbi jetën në spital

302
Sigal

Prokuroria e Posaçme Kundër korrupsionit dhe Krīmit të Organizuar mbyll hetimet për grabitjen e 9 prillit 2019 në Rinas.

SPAK u ka komunikuar akuzën personave të arrestuar për këtë ngjarje dhe pritet që dosja të shkoje në gjykate për seancë paraprake.

Organi i akuzës ka marrë të pandehur, Eldi dhe Klemend Çala, Oltion Veselin, Elton Piklin, Renaldo Sulen, Alkond Bengasin dhe Saimir Çelën. Ndërsa për Ragip Hajdinin i njohur si daja nga Kosova i cili ndërroi jetë të martën në spitalin e Traumës do të pushohet akuza.

SPAK ka cilësuar si kreun e grupit krīminal Admir Muratin që u vra ditën e grabitjes gjate përplasjes me armë me policinë.

Në kërkim vazhdon të jetë Talo Çela për të cilin ka masë sigurie në mungesë.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krīmit të Organizuar, do të vendosë nëse çështja do të kaloj për gjykim, do të pushoj akuzën ose do ta kthej për rihetim.