Mbrojtja e Presidencës në Kushtetuese/ Nga shkeljet e Kuvendit tek thirrjet e kreut të shtetit gjatë fushatës zgjedhore, këshilltari ligjor: Qëndrimi i Ilir Metës ka qenë mbi palët

153
Sigal

Këshilltari ligjor i Presidentit Ilir Meta bëri mbrojtjen e kreut të shtetit duke paraqitur konkluzionet përfundimtare para trupës gjykuese të Gjykatës Kushtetuese, e cila pritet të shprehet për shkarkimin apo jo të Ilir Metës.

Sipas këshilltarit ligjr Bledar Dervishaj, Kuvendi “vazhdon ta trajtojë këtë cështje si goditje e shoqëruar me fjalën kushtetuese”.

“Ky proces parlamentar, nisi dhe përfundoi në bazë të një urdhri politik, i diktuar politikisht, në mungesë të lëndës për të iniciuar një proc shkarkimi. Nuk kishte lëndë nga ato që kërkon kushtetuta.

Qëndrimi Presidentit për mungesën e lëndës, vërtetojnë që Presidenti nuk ka kryer asnjë shkelje.

Pamë nga afër gjatë këtij procesi ku arriti Kuvendi për të përmbushur qëllimet politike.

Qëllime që u nisën nga legjislatura e 9 e Kuvendit me verbëri vijoi edhe në të 10-in, edhe në datën 4 shkurt sa u manipulua me akte administrtive të brendshme.

Pamë se shkeljet proceduriale të Kuvendit kanë qenë të shumta të përsëritura të pambulueshme e s’kanë si të cojnë në një rezultat të vlefshëm e të ligjshëm.

U provua që kërkesa e Kuvendit që s’ka legjitimitet për fat të keq u pasua me një tjetër shkelje të rregullores së Kuvendit.

Kryetarja e Kuvendit që përfaqëson legjislaturën e 10 në marrëdhëniet me të tretët s’ka tagër të konfirmojë vullnetin e trupës së deputetëve që morën vendimin në legjislaturën e 9, kjo trup është e ndryshme, vetëm 40 deputetë aktualë kanë qenë edhe në legjislaturën e 9”, tha Dervishaj.

Përfaqësuesi i Presidencës, Dervishaj e ka quajtur këtë një proces të nisur nga Kuvendi të dënueshëm ndaj të cilit “duhet mbajtur qëndrim i prerë nga Gjykata Kushtetuese”.

“Cdo tentativë për të minimizuar shkeljet flagrante është në shërbim të antikushtetueshmërisë.

Kuvendi ka përsëritur që presidenti s’mund të luajë dot një rol neutral, ka pretenduar Kuvendi.

Veprimtria e Presidentit, qëndrimi ka qenë mbi palët, Presidenti me gjithë instrumentet lugjore ka sensibiluzuar institucionet shteterore dhe forcat politike për një proces zgjedhor të lirë të ndershmëm e pa presione.

Presidenti kurrë s’ka mbështetur asnjë subjekt politik në zgjedhje e ka qene shumë kritik qoftë ndaj partisë në pushtet dhe ndaj opozitës për cdo qëndrim që binte ndesh me procesin zgjedhor demokratikë.

Të gjithë i mbajmë mend kritikat e vazhdueshme të presidentit të lidershpit opozitar për bojkotin e reformes në drejtësi, e përgjegjësine hitorike për djegien e mandateve të deputeteve apo mos pjesëmarrjen në zgjedhjet e 30 qershorit dhe të 13 tetorit.

Nxitja e Presidentit për një marrëveshje në 5 qershor ka qenë e evidentuar publikisht.

Thirrjet për mbrojtjen e votës një vlerë e shtuar për fenomenet që tronditën vendin duke nisur me zgjedhjet në Dibër, keqkuptimi i qëllimshëm i qëndrimeve të Presidenti vjen nga zhvendosja e qëllimshm e termave, nga konteksi i ngjarjeve dhe rrethanave”, tha Dervishaj.