Mbretërit e Kokainës: Ja si e kontrollon mafia shqiptare tregun e drogërave në Mbretërinë e Bashkuar

797
Sigal

Shqipëroi nga  The Guardian për “Telegraf.al”

Blerina Llalla

“Ata janë të sofistikuar, të zgjuar- dhe ata janë gjithmonë dërguesit: nga portet e Europës në rrugët e Londrës, një rrjet kriminal që tashmë është në majë të tregut të Mbretërisë së Bashkuar”

Hellbanianz.

“BANDA”, një skuadër rruge e Shqiptarëve tregtarë të drogës, e njohur në vend për dhunën e saj dhe më gjerësisht për një dalje në mediat sociale duke na paraqitur Ferrari, tufa me prerje £50 dhe orë Floriri Rolex për të ndihmuar në rritjen e reputacionit dhe rekrutimin e të “rinjve”.Hellbanianz i përkasin “lojës me pakicë” të tregut të kokainës. Ata janë tregtarët e rrugës dhe zbatuesit e Mafies Shqiptare, një sindikatë e krimit të organizuar, të cilët Agjencia Kombëtare e krimeve beson se janë duke konsoliduar pushtetin brenda nënbotës kriminale të Mbretërisë të Bashkuar në mënyrë që të marrin gati plotësisht tregun e kokainës (5 miljardë).

Videot muzikore të krijuara nga banda i kujtojnë shikuesit se “HB- Hellbanianz janë të gatshëm për dhuë” dhe se ata zotërojnë fuqinë e nevojshme punëtore, dhe armët. Megjithatë, thonë burimet policore, Hellbanianz zë vendin më të ulët të mafies në Mafien Shqiptare.

Për të kuptuar më mirë rritjen e jashtëzakonshme të shënuar nga Shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar, Njëri mund të ngjitet në katin e 12-të të blloqeve të kullave të Gascoigue estate. Nga atje, horizonti i Londrës, ku do të notojë shumë nga kokaina e tyre, shtrihet në perëndim. Në drejtim të kundërt, disa milje përgjatë Thames, shtrihen portet e Kontenierëve Mamuthë, ku ngarkohet kokaina e tyre në anije, sa më shumë kile. Por është përtej Atlantikut deri në xhunglat e Amerikës Latine, nga ku fillon historia e Mafies Shqiptare.

Se si arritën Shqiptarët të pushtojnë tregun e kokainës në Mbretërinë e bashkuar është një leksion në mendjen kriminale: Vlera e të bërit miq me mafiozët më të rrezikshëm të botës; dhe kërcënimi absolut i dhunës.

Filloi me një model biznesi që ish një koncept i thjeshtë, por mjaft i guximshëm për të shkatërruar rendin ekzistues. Për vite me radhë importuesit ndërkombëtarë të kokainës, punuan veçmas nga shitësit me shumicë dhe bandat e saj. Struktura e çmimeve ndryshonte në varësi të pastërtisë së drogës; sa më e lartë të ishte, aq më shumë kushtontë.

Shqiptarët hodhën poshtë të gjithë modelin. Ata filluan të negociojnë drejt për së drejti me kartelet Kolumbiane të cilët kontrollojnë prodhimin e Kokë-s. Dërgesa gjigande ishin rregulluar direkt nga Amerika e Jugut. Zinxhirët e furnizimit u mbajtën brenda (in-home).

Inteligjenca e marrë nga ekspertët Britanikë zbuloi se Shqiptarët po prokuronin kokainë nga kartelet përreth me një çmim £4.000 deri £5.500 për kile, në një kohë kur rivalët menduan se po bënin një marrëveshje të mirë duke përdorur shitës shumice Hollandezë që shisnin me £22.000 për kile. Shqiptarër ulën çmimin e kokainës dhe rritën pastërtinë e saj. Dërgesar më masive u sollën në Mbretërinë e Bashkuar.

Tony Saggers, ish- shefi i Kërcënimit të Drogërave dhe Inteligjencës së Agjencisë Kombëtare të Krimeve, i cili shpenzoi 30-vite duke analizuar ritmin e ekonomisë së narkotikëve, tha: Çfarë ata bënë në mënyrë inteligjentë ishte thuaj: “Ok, ne kemi gjithë këto teprica për ti luajtur, dhe ne do t’i japim klientit një pjesë të mirë të kësaj.

Efekti shqiptar ka modeluar thellësisht përdorimin, prodhimin dhe ekonominë e kokainës. Droga është në nivelet më të lira në Mbretërinë e Bashkuar që prej 1990 dhe më e pastër seç ka qenë për një dekadë, gjë e cila ka shkaktuar rekord fatalitetesh. Mbretëria e Bashkuar ka numrin më të lartë të përdoruesve të rinj në Europë. Më gjerësisht, dërgesa shumë herë më të mëdha dhe më të shpeshta janë konfiskuar duke hyrë në Mbretërinë e Bashkuar duke qenë se prodhimi i kokainës në Amerikën Jugore ka arritur nivele rekord – mbi 31% në 2016.Rivalët e bandave shqiptare si Hellbanianz fillimisht luftuan për të garuar sepse kishin një produkt më inferior, më të shtrenjtë. Opsioni i tyre i vetëm ka qënë të blejnë kokainë të siguruar nga Mafia Shqiptare.

Seggers tha: “Ata kanë treguar që nuk është e nevojshme të jesh i babëzitur për të dominuar tregjet e drogës. Ata ulen rrethin e çmimeve të qëndrueshme, me cilësi të mirë”.

Muhammed Qazim; një studiues kërkimor në Universitetin Leed Beckett i cili studion tregtarët e drogës, e përshkroi qasjen e biznesit shqiptar si “fantastik”, duke shtuar:

“Nëse ata do të ishin në Denën e Dragoit me këtë model, të gjithë dragonjtë do tu jenin atyre para.”

Megjithatë, që modeli shqiptar të funksionojë vërtetë, kërkoi kontrollin e porteve të Europës.

Për këtë Mafia Shqiptare duhej të bashkëpunonte me “Ndragheta, më e fuqishmja dhe e globalizuara e Mafies Italiane, e cila kontrollon tregtinë e kokainës në Europën kontinentale.

Ekziston një dëshmi e konsiderueshme që jo vetëm që Shqiptarët janë duke punuar me “Ndragheta, por që ata kanë formuar alencat më të ngushta”. Burimet thonë se Mafia Italiane i konsideron Shqipëtarët si të barabartë.

Saggers tha: Tani ka një lidhje të fortë të mafies të organizuar Italiane me shqiptarët- shqiptarët po punojnë me ta- jo në konkurrencë me ta. Plus, historikisht italianët kanë kontakte të mira me Amerikën Latine. Rotterdam në Hollandë është porti më i madh në Europë, me tetë milion kontenierë që kalojnë çdo vit. Shumë vijnë nëpërmjet “Columbian express” përpara se të kalojnë në Harëich, në Essex ose Hull. Porti i dytë më i ngarkuar në Europë ëahtë Antëerp në Belgjikë, i cili lidhet me portin e Thames të Tilburit, 15 milje nga territori i Hellbanianz.

Kolektivisht, portet Belge dhe Hollandeze punësojnë 240.000 njerës, një grup prej të cilëve, sipas inteligjencës policore, punojnë për Ndragheta dhe Mafien Shqiptare. “Kjo i jep shqiptarëve të bazuar në kontinentin e afërt akses të drejtpërdrejtë dhe kontrollin e saj [cocaina] në porte”, tha Soggers.

Një burim i Agjencisë Kombëtare të Krimeve përshkroi Belgjikën dhe Hollandën si “pikë kyçe lidhjeje të konsolidimit dhe trafikimit të mëtejshëm të mallrave të paligjshme dhe konfirmoi se grupet shqiptare po zgjerojnë ndikimin e tyre në rrjedhën e sipërme”- policia flet për forcimin e kontrrolit të tyre në furnizimin ndërkombëtar të kokainës.

Ana Sergi, një pedagoge kriminologjie në Universitetin e Essex-it, që po specializohet në marëdhëniet e mafias, konfirmoi se shqiptarët dhe grupi jugor i krimit Italian kanë bashkuar forcat “Kurdoherë, që Ndragheta transporton gjëra përtej, ata punojmë shumë me shqiptarët”, tha ajo.

Operacioni “Pollino” i muajit të kaluar, i emërtuar sipas zonës së Italisë Jugore ku Ndragheta ka rrenjët, arrestoi 90 të dyshuar. Prokurorët e Anti-Mafias përshkruajtën se si Ndragheta mbështetej në grupe të përhershmë që punojnë në porte dhe skela” së bashku me rrjetet kriminale shqiptare.

Në 2017 një dërgues droge shqiptar u kap në një stacion karburani në Londër, me dokumenta false identifikimi italian në makinën e tij, si dhe 2kg drogë në bagazhin e saj.

Pika më e ndjeshme për kondrabandistët e drogës është porti i hyrjes. Siguria është e ngushtë, opsionet të fundme. Burimet thonë se Ndragheta ia ka kaluar shqiptarëve këtë element të zinxhirit të furnizimit. “Ju duhen njerëzit më të mirë për ta nxjerrë atë nga porti: Nëse ju jeni të mirë në lëvizjen e gjërave atëherë ju qëndroni në krye të konkurencës- dhe shqiptarët janë të mirë në këtë gjë”, tha Sergi.

Megjithatë, edhe shqiptarët më të lartë janë kapur ndonjëherë. Klodian Çapja 30 vjeç, i cili drejtoi një sindikatë të importit të kokainës prej £60 milionësh, u burgos në vitin 2017 pasi korrierët e tij u përgjuan në një takim ngarkese- droge që vinte në Kent.

Një aspekt i vargut të asaj që Agjencia Kombëtare Kriminale në terma shqiptarë e quan “përparësia në rritje” është të paturit – deri më tani- shmangur natërresat në grindjet tit-for-tat (goditje për goditje) me rivalët.

Vlerësimi më i fundit i kërcënimit nga krimi në Mbretërinë e bashkuar thotë se shqiptarër janë jashtëzakonisht të aftë në zhvillimin e marrëdhënieve dhe “krijimin e lidhjeve me banda të tjera kriminale”. Kjo mënyrë e ndërtimit të marrëdhënieve e ka lënë Liverpoolin si pjesën e vetme të Anglisë që nuk shet ne në mënyrë rutinore kokainë me burim shqiptar. Jo vetëm që porti i Marseyside ka aksesin e tij të drejtpërdrejtë në Amerikën e jugut, por Saggers thotë se tufa e saj ruhet me xhelozi nga bandat kriminale të qytetit.

Gjithashtu, favori i të punuarit me shqiptarët është reputacioni i tyrë për dhunë. Saggers thotë se prapavija e konfliktit në Kosovë u ka dhënë atyre një krekosje në krahasim me atë të kriminelëve Irlandeze gjatë dhe pas Problemeve.

Ata janë mjaft karizmatik dhe të njohur për prioritizimin e ndërtimit të marëdhënieve në vend të grindjeve konkuruese. Gjithashtu, kur vini nga një vend ku ka pasur konflikte dhe keni një reputacion për pamëshirshmëri, karizma nënvizohet në një element – “në fakt, ne duhët të vazhdojmë me këta njerëz”, tha ai.

Kjo ka të bëjë shumë me kodin shqiptar të Besës- “Të mbash premtimin”- por Serggi shton se reputacioni i Mafies shqiptare mund të shihet gjithashtu edhe përmes kodit Stergjyshor të Kanun-it. E drejta për të marre hak: që gjaku duhet paguar me gjak.

“Ju zakonisht besoni ata që janë të ngjashëm me ju” tha ajo. Koncepti kish për qëllim t’i mbante gjërat të brendëshme, afer.Pastaj gjenerata e re filloi të bënte video të çastit dhe duke valëzuar paratë rrotull, ndërkohë erdhi Hellbanianz.

Gascoigne estate kufizohet në jug dhe perëndim të saj me rrugët A13 dhe North Circular, pjesa më e madhe muratorë urbnë kundër bandave fqinje siç është Neëham’s Backton Black Squad.

Në mesin e Viteve 1990 Prona drejtohej nga një familje e bardhë e klasës punëtore. “Nëse do të ishit i zi dhe do të shkonit atje, do të dilnit me ambulance”, tha David, një ish-banor.

Heqja dhe droga goditi pronën shumë kohë para se një bandë xhamajkane e drejtuar nga Delroy “The King” Leëis filloi një aperacion të pamëshirshëm 24-orësh, duke shitur kokainë dhe heroinë.

Leëis u burgos në 2004 në një kohë kur pasuria e popullsisë shqiptare po rritej nëpërmjet një krize të re refugjatësh e ndjekur nga trazira të reja në Kosovë, pesë vjet pas luftës atje solli prurjet e para.

Menjëherë pas kësaj, Hellbanianz zuri fill. Rookëood House, pesë minuta në këmbë nga Barking Abey, u bë selia e tyre qëndrore. E lidhur nga rrugët ndërlidhëse dhe pikat kufizuese të hyrjes, blloku i kullës ishte i thjeshtë për tu mbrojtur nga policia dhe rivalët. U pa në videon për gjurmimit dhe kurthin e Hood Life Hellbanianz. Por pesë muaj më parë Rockëood House u rrëzua si pjesë e një projekti për rigjenerimin gjithpërfshirës.

“Nëse ata po importojnë kile për disa mijëra dollarë, imagjino sa shumë para po bejnë ata të rinj”

Vendasit thonë se Hellbanianz ka lëvizur operacionet në veri, në një pikë kryesore pranë Kings Lounge Pub. ” Ata mblidhen në 9pm (mbrëmjes), të njëjtat fytyra, i njëjti grup”, tha njëri. Disa mund t’i njohin fytyrat nga youtobe ku Hellbanianz postojnë pamjet në përpjekje për të joshur “falkonjtë”- rekrutë të freskët- duke gjuajtur femratë veshura jo mjaftueshëm, duke xhiruar gomat apo tufa parash të kudondodhura.

Soggers tha: “Tregu i pakicës është mjedisi i pasurimit të shpejtë. Nëse ata po importojnë kile për disa mijëra dollarë, imagjinoni se sa para po bëjnë nëse po shesin me £40 një gram?”

Përpara se llogaria e tyre të mbyllej në Nendor, Hellbanianz kishte 115.000 ndjekës në instagram. Videoja për Hood Life e cila hapet me një shkrepje të dronit të Gascoigne estate, është parë më shumë se 7.5 miljon herë. Teksti i bandës diskuton për mbrojtjen e Barking-ut me nja “kallash” (AK47S) duke sfiduar me kërcënime dhe veshje shqiptare si OTR (On the Top of the Rest) . Videoja e tyre e fundit publikuar në fund të tetorit, deklaron se ata janë “gati për luftë”.

Një banor i quajti Hellbanianz “Goditesit”. Duke kërkuar anonimatin ai tha: Do të ishe duke ecur në rrugë dhe do të ndjeje një shpim të vogël në këmbën tënde, dhe më vonë kuptoje se ishe goditur me thikë, nga një prej fëmijëve shqiptarë”.

Një moskujdesje e tillë ishtë e dukshme dhe në rastin e Tristen Asllanit anëtar i Hellbanianz i cili në vitin 2016 humbi kontrollin përgjatë një ndjekje shpejtësie nga policia në Crouch End, në veri te Londrës, dhe përfundoi në një dyqan. Në makinën e thërrmuar, oficerët gjetën një valixhe plot me kokainë, dhe më vonë në shtëpinë e 29-vjeçarit, një tjetër sasi droge prej 21kg, dhe një pistoletë Skorpion me silenciator.

Sjellje të tilla të çuditshme ndihmojnë në shpjegimin se përse shqiptarër janë kombësia e tretë më e madhe në burgjet e Anglisë. Shifra është edhe më befasuese kur merret parasysh numri i vogël i kriminelëve të organizuar që Agjencia Kombëtare e Krimeve beson se janë shqiptarë – 0.8%.

Jeta e lartë e Hellbanianz- goditja, dhuna- kanë nxitur tension brenda komunitetit shqiptar, veçanërisht nxitjen e policisë. Videoja “The Hood Life” tregon anëtarët e bandës që rrethojnë një makinë patrullimi Met.

” Kjo shkon kunder kulturës shqiptare. Disa prej tregtarëve të nivelit të lrtë të drogës nuk e pëlqejnë këtë sjellje. Ajo ekspozon aktivitetin e tyre. Ata duan të jenë çelësa të ulët duke bërë fitime pa u kapur,” tha Qazimi.

Në rrugën Longbridge në Barking, një shtëpi për restorantet shqiptare, dëgjohen disa zhurma ku përmenden bandat ose emrat e anëtarëve të shquar. Të tjerët mohojnë ekzistencën e saj.

Një tjetër model i reagimit shqiptar, ka të themi disa, ka ndihmuar në nxitjen e krimit të thikës dhe mosmarrëveshjeve të drogës duke e bërë kokainën të përballueshme për më të vegjëlit, gangsterët e rinj të rrugës. Një raport i fundit nga qyteza Ëaltham Forest në Londër thoshte se bandat po lëvizin në ndërmarje tregtare të përqendruara në trajtimin e kokainës. Të martën e shkuar 14-vjeçari Joyden Moodie u vra në qytezë përgjat një sulmi të organizuar, megjithëse familja e tij tha se ai nuk ishte i përfshirë në asnjë bandë.

Ndërkohë, për sa kohë që Mafia Shqiptare vazhdon të dërgojë kokainën e tyre, rekrutimi i adoleshentëve në jetën e gangsterit në Hellbanianz nuk ka qenë kurrë më i lehtë.