Mblidhet forumi i gruas socialiste, Xhaçka: Do dyfishojmë anëtarësinë në PS

744
Partia Socialiste synon që në kongresin e saj për herë të parë 50% e të deleguarve të jenë femra. Në një mbledhje të Forumit të Gruas Socialiste, deputetja Olta Xhaçka bëri thirrje për anëtarësim të grave dhe vajzave në strukturat e PS-së, nën moton “Bashkë për të ardhmen e Shqipërisë”.
“Ne synojmë t’i japim hapësirën e lirisë dhe përfshirjes cilëtdo që dëshiron të kontribuojë me moton “Të gjitha bashkë për të ardhmen e Shqipërisë”. Fillim të ri, shans të ri, për cilindo që dëshiron t’i bashkohet socialistëve dhe progresistëve. Për herë të parë 50 % e të deleguarve në Kongresin e partisë do të jenë gra dhe vajza. Kongresi është nga momentet më të rëdësishme partiake në veprimtarinë e PS. I bëj thirrje të gjitha forumeve të grave të angazhohen e të propozojnë emrat më përfaqësues për delegate”, tha Xhaçka.

Asambleja e Forumit të Gruas Socialiste u njoh me një sërë projektvendimesh që kanë për qëllim kryesor riorganizimin e forumit të gruas sipas ndarjes së re territoriale, zhvillimin e procesit zgjedhor në strukturat vendore e qendrore të forumit të bazuara, sipas Xhaçkës, në një reformë të thellë organizative e strukturore që ka përfshir[ të gjithë Partinë Socialiste në një proces që ka objekt parësor demokracinë e brendshme.
Sigal