McGonigal pritet të pranojë fajësinë ditën e sotme, për akuzat që lidhen me Shqipërinë

13
Sigal

Ish zyrtari i lartë i FBI, Charles McGonigal, pritet të deklarohet i fajshëm ditën e sotme, për akuzat që lidhen me Shqipërinë.

Konkretisht ai akuzohet se ka fshehur një pagesë prj 225 mijë dollarësh, nga një ish oficer i inteligjencës, Agron Neza, i cili më pas u kthye në burim për McGonigal, për të hetuar një lobist që kishte punuar për Partinë Demokratike të Shqipërisë.

McGonigal pritet të deklarohet i fajshëm në Washington DC në orën 14:00 (ora 20:00 në Shqipëri).

McGonigal gjithashtu fshehu udhëtimet dhe takimet me kryeministrin Edi Rama në Shqipëri.