Mbledhja e shtatë mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrat e dy qeverive nënshkruajnë marrëveshjet ndërqeveritare

239
Sigal

Në përfundim të mbledhjes së dy qeverive në Elbasan, janë nënshkruar marrëveshjet e bashkëpunimit mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës.

Marrëveshjet janë nënshkruar nga ministrat e dy qeverive.

Kjo është mbledhja e shtatë e përbashkët mes dy qeverive, ndërsa takimi i parë u zhvillua në vitin 2014 në Prizren.

Në mbledhjen e sotme ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, theksoi se për qytetarët e Kosovës që duan të festojnë pavarësinë e Shqipërisë dhe Festën e Flamurit këtë fundjavë nuk do të ketë asnjë pengesë.

Gjithashtu ai bëri të ditur se është dhënë porosi  që në pikat e kalimit kufitar me Kosovën të mos ketë asnjë kontroll dhe asnjë pengesë për kalimet e automjeteve.