Mbi 36 mijë ton qumësht pluhur, shitet si 100% qumësht natyral

1308
Sigal

Mashtrimi/ INSTAT raporton se numri  i bagëtive në vendin tonë po pëson rënie nga viti në vit, ndërkohë që prodhuesit e produkteve të qumështit dhe bulmetit, deklarojnë rritje të prodhimeve bio.Shqipëria importon 50% të qumësht pluhur dhe vaj palme nga jashtë, një pjesë e mirë e së cilëve është jashtë standarteve dhe me rrezik për jetën e qytetarëve. Qumështi i importuar nga vendet arabe, Amerika Latine dhe ish- Republika Sovjetike, kalon kufirin shqiptar dhe një pjesë e tij është me radioaktivitet ose  i mykur, Ja analizat që tregojnë  mashtrimin dhe babëzinë e tregëtarëve

 

 Kompanitë e përpunimit të qumështit:- Blejmë në rajon për shkak të mungesës së prodhimit vendas, i cili nuk mjafton për të përmbushur kërkesën për produkte bulmetore

 

 Të dhënat më të detajuara për kodin doganor 0410, i cili i referohet qumështit, tregojnë se për vitin 2018 (të dhënat për 2019-n ende nuk janë publikuar), janë importuar 9.2 milionë kg qumësht, apo 7.1 milionë dollarë. Në krahasim me vitin 2014, Shqipëria importoi 50% më shumë qumësht nga jashtë

Si po na rrënohet blegtoria, kur mijëra ton qumësht pluhur presin në magazinat e Evropës

Nga Edmond Panariti

Përse po rrënohet blegtoria? Përse po na firojnë delet, dhitë, lopët? Përgjigje: Prodhimi nuk ka leverdi. Arsyetimi:- Prodhimi nuk është konkurues me importin, sepse diskriminohet dhe shtypet pa mëshirë dhe padrejtësisht. Pasoja:- Është vetëm çështje kohe kur shumë stalla dhe baxho do të mbyllen, pa kthim. Nëse nuk ndërhyjmë për ta mbrojtur dhe mbështetur bagëtinë, ajo do të vazhdojë pikiatën. Po pse? Sepse me 1 kg qumësht pluhur që në tregun evropian blihet me 2 euro (jashtë Evropës e gjen shumë më lirë) prodhohen 10 litra qumësht, 15 mozzarella, 64 kavanoza kos me cilësi dhe shije, që nuk dallohet nga qumështi i freskët. Ndërsa me 1 litër qumësht të freskët, prodhohen 10 herë më pak. Me mijëra ton qumësht pluhur ndodhen të ruajtura në magazinat e Evropës. Ky qumësht pret të hidhet në treg.

 

Zhvillimet demografike në vende të tilla si emigracioni i lartë, plakja e popullsisë dhe braktisja e fshatrave ka sjellë rënie drastike në numrin e bagëtive, sidomos gjedhit. Situata është rënduar edhe me tej, pasi javët e fundit vendi po përballet me vatra zjarri gati në të gjithë qytetet. Një pjesë e mirë e bagëtive nuk dihet se sa janë djegur. Është fakt i provuar, që shqiptarët blejnë e konsumojnë produkte ushqimore, por nuk dinë se të çfarë lloji, marke, cilësie, teknologjie, fabrike, zone, shteti e sigurie janë! Në treg, shqiptarët u referohen etiketave e markave, që kanë ambalazhet, apo copërat e letrave që shitësit vendosin mbi djathë, gjalpë, mish e fruta. Sot po ndalemi tek problemi i certifikimit të produkteve të prodhuara prej qumështit, pra tek markat dhe leja e produkteve ushqimore për të hyrë në treg! Çfarë ndodh?

Ndërkohë që ndër vite referuar të dhënave të INSTAT numri i gjedh ëve bie, paralelisht përballemi më një fakt të çuditshëm, prodhohet më shumë qumësht dhe nënprodukte të tij.

1-Emigrimi po ndikojnë edhe në numrin e bagëtive, rënie drastike më 2020

Rënia është stimuluar edhe nga mungesa e fizibilitetit në ferma, të cilat përballen me kosto të larta si pasojë e importit të bazës ushqimore dhe mungesës së subvencioneve.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2020, gjedhi shënoi rënie me 12.7% në krerë, por në disa rrethe të vogla, ku popullsia është më e plakur, numri i gjedhëve është përgjysmuar në një vit.

Nga të dhënat më të detajuara të INSTAT, sipas bashkive, numri i gjedhit ra me 58.6% në Dropull, 47.1% në Malësinë e Madhe, 44% në Gjirokastër, 36% në Memaliaj, 30% në Divjakë etj. Duke iu referuar të dhënave të popullsisë shihet se, rënia e bagëtive, sidomos gjedhit është më e pranishme në zonat ku popullsia është më e plakur.

Blegtoria në Shqipëri është e organizuar në ferma të vogla familjare, ku çdo familje mban një ose dy lopë kryesisht për konsum, bulmet dhe mish. Teksa të rinjtë janë larguar ose nuk preferojnë të mbarështojnë kafshët, mosha më e vjetër nuk mund të kujdeset për bagëtitë, sidomos gjedhin. Shumë prej ekonomive familjare në fshat kanë hequr dorë nga kujdesi për gjedhin, duke rrezikuar kështu edhe ekzistencën e racave autoktone. Numri i krerëve të gjedhit shënoi rritje vetëm në Has, Kukës, Tropojë, Fushë-Arrës, ku zonat ende kanë një popullsi të re në moshë.

Numri i gjedhëve në vitin 2020 është 362.583 krerë me 2020, duke shënuar rënie me 12,76%, në krahasim me vitin 2019. Përqendrimi më i madh i numrit të krerëve është në Qarkun e Fierit me 16,15% dhe në Qarkun e Korçës me 10,87% ndaj numrit gjithsej të gjedhëve. Sipas INSTAT, në vitin 2020, në të gjithë vendin numëroheshin 362 mijë krerë gjedhë nga 415 mijë, që ishin më 2019.

Në etiketat e produkteve shkruhet bulmet nga qumësht i freskët, por në të vërtetë asnj ë fabrikë nuk ka ferma dhe 90% punojnë me qumësht pluhur dhe vaj palme

Ja historiku, sa qumësht pluhur futet në Shqipëri

 

2- Importohen 36 mijë ton qumësht pluhur, fabrikat mashtrojnë me etiketa

Kriminelët ushqimorë, duke përdorur përzierjen 70% vaj palme e qumësht pluhur, po zhvasin e vrasin gradualisht, prandaj strukturat e anti-krimit duhet të veprojnë, mbasi mashtrimi me përbërjen e produkteve, provohet nga ky krahasim: Sipas sasive të prodhimit vjetor, që deklarojnë fabrikat e qumështit, në Shqipëri duhet të ketë 43 milionë lopë e bagëti të imëta për furnizim të tyre, por sipas “INSTAT 2020” ka vetëm 2.7 milionë krerë.

Fabrikat e përpunimit të qumështit në Shqipëri, vazhdojnë të hedhin në treg produkte bulmeti, të prodhuara me 70% qumësht pluhur, vaj palme e konservantë kimikë; ndërsa në etiketa e reklama mediatike, mashtrojnë duke i deklaruar si produkte me 100% qumësht natyral vendi.

Këtë e provon fakti, se vetëm gjatë 6 muajve të parë të këtij viti, në Shqipëri janë futur 36 mijë ton qumësht pluhur me përbërës proteinik 6%, i destinuar vetëm për prodhime të ambalazhuara.

Përpunuesit e qumështit deklarojnë rritjen e çmimeve, duke e justifikuar me rritjen e çmimit të energjisë dhe plastikës.

Sipas të dhënave t ë b ëra me dije nga  “Pamfleti” nga Ministria e Financave që ka në vartësi doganat, kjo sasi qumështi pluhur është futur nga Porti i Durrësit e Vlorës, nga Kakavija, Kapshtica, Qafë-Thana e Morina, me kalim verbal sipas Fletë-Analizës shoqëruese.

Sasia 36 mijë ton qumësht pluhur, është porositur nga fabrikat e pëpunimit të qumështit; të cilat nëpër etiketa, reklama e raporte cilësie, deklarojnë produkte me 100% qumësht natyral vendi.

Mashtrimi i tyre, ka lidhje me leverdinë financiare në raportin kosto-sasi prodhimi, mbasi me 1 kg. qumësht pluhur, që e blejnë 1.2 Euro jashtë Shqipërisë, fabrikat e mëdha si “Erzeni”, “Lufra”, Zepa Natyral etj., prodhojnë 10 litra qumësht, 15 Mozzarella, 6 vazo kosi.

Përbërësit manipulues të qumështit pluhur, si vaji i palmës e konservantë për forcim e rezistence produkti, krijojnë shije dhe cilësi sikur janë qumësht natyral e madje i freskët.

Kjo leverdi fitimi me qumështin pluhur, është bërë në revistën “Monitor”, nga shefat Luis Ndreka e Sajmir Begaj të fabrikave “Lufra” dhe “Erzeni”, të cilët thonë se kostoja e qumështit natyral në Shqipëri është e lartë; që lë të nënkuptosh, se fitimet i nxjerrin duke përdorur qumësht pluhur, për të cilët janë kapur nga anti-krimi; ndërsa qumësht natyral nuk importojnë as 1 litër.

Mirëpo ky fitim, sigurohet me mashtrim criminal, që i bëhet konsumatorit, lidhur me origjinën e lëndës së parë, cilësinë, sigurinë  dhe vlerën e produktit; duke shitur qumësht pluhur, djathë, gjalpë e kos të prodhuar prej tij; si gjoja produkte me 100% qumësht natyral e të freskët.

Nuk ka nevojë të bëhen analiza laboratorike, për të kuptuar nëse kosi është apo jo me qumësht natyral; mbasi sipas teknologëve ushqimorë, fakti që kosi i fabrikave “Lufra” e “Erzeni” nuk e mpiksin dot qumështin natyral, tregon se është prodhim me mbi 70% qumësht pluhur.

Po kështu, gjalpi, djathi i bardhë, kaçkavall e Mozzarel, që prodhojnë këto fabrika; kur skuqen çlirojnë përbërësit kimik të qumështit pluhur e vajit të palmës; ndërsa në ambalazh e etiketa kanë figura lopë e bagëti të imëta dhe deklarimin: “Prodhuar me 100% qumësht natyral”.

Anti-krimi, mund ta konstatojë këtë mashtrim që bëjnë kriminelët dhe hajdutët e fabrikave ushqimore; duke marrë si provë, faktin se sipas sasive të prodhimit vjetor që hedhin në treg, në Shqipëri duhet të jenë 43 milionë krerë lopë e bagëti të imëta për furnizimin e tyre.

Por sipas shifrave të “INSTAT-2020”, në Shqipëri ka 382 mijë krerë lopë, 1.6 milionë krerë dele dhe 778 krerë dhi, ose në toal 2 milionë e 725 mijë krerë lopë e bagëti të imëta, 30% e prodhimit të të cilave konsumohet direkt nga familjet e shitet në treg.

Kjo shifër, tregon se qumështi pluhur është “lumi” me të cilin punojnë fabrikat mashtruese e vrasëse; fakt që patjetër e di edhe Babloku; mbasi para 3 vitesh, me diktat të BE, miratoi ligjin për dënim 10-15 vite burg, të biznesmenëve, që mashtrojnë me produktet ushqimore.

Sipas sasive të prodhimit vjetor, që deklarojnë fabrikat e qumështit, në Shqipëri duhet të ketë 43 milionë lopë e bagëti të imëta për furnizim të tyre, por sipas “INSTAT 2020” ka vetëm 2.7 milionë krerë

3- Prodhimi i qumështit me rritje të lehtë, vetëm 0,5% më 2019

Pavarësisht se numri i krerëve të bagëtive ka rënë, prodhimi i qumështit është rritur gjatë vitit të kaluar. Shkak sipas ekspertëve është bërë zëvendësimi i rracave vendase me të reja, që prodhojnë më shumë qumësht.

Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2019, sasia e qumështit të grumbulluar është rreth 140 mijë tonë, duke shënuar rritje me 0,49 %, krahasuar me vitin 2018. Gjatë kësaj periudhe, sasia e qumështit të lopës të grumbulluar është rreth 124 mijë tonë, duke shënuar rritje me 3,04 %, krahasuar me 2018.

Nga viti 2015 në vitin 2019 sektori i blegtorisë ka pësuar rënie të ndjeshme si në numrin e krerëve ashtu edhe në prodhimin e qumështit, duke vërtetuar faktin se tashmë, sektori është në një rënie të qëndrueshme. Në katër vitet e fundit, numri i gjedhëve u pakësua me mbi 18 mijë, me një rënie më shumë se 17%. Rënia më e mprehtë u vu re gjatë vitit 2019, ku numri i gjedhëve ra me mbi 11% në raport me vitin 2018.

Sasia e grumbulluar e qumështit të deles, në vitin 2019 është rreth 10 mijë ton, duke pësuar rënie me 16,78 %, krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, sasia e grumbulluar e qumështit nga dhitë është rreth 5 mijë tonë, duke shënuar rënie me 15,41 %, krahasuar me vitin 2018.

Sasia totale e qumështit të prodhuar për konsum, në vitin 2019 është rreth 18 mijë tonë, duke shënuar një rritje me 22,86 %, krahasuar me 2018. Struktura e qumështit të prodhuar në vitin 2019 dominohet nga  qumështi i plotë i përpunuar 74,83 %, qumështi gjysmë i skremuar 23,50 %, qumështi i papërpunuar 1,50 % dhe qumështi i skremuar 0,16 %.

Sasia e prodhuar e djathit sipas llojit të qumështit në vitin 2019 pësoi rënie me 6,79 %, krahasuar me një vit më parë dhe sasia e prodhuar e gjalpit pësoi rënie me 4,86 %, krahasuar me 2018. Ndërkohë, rritje shënoi sasia e prodhuar e djathit të përpunuar (djathë i shkrirë) me 2,14 % krahasuar me një vit më parë.

Nga viti 2015 në vitin 2019 sektori i blegtorisë ka pësuar rënie të ndjeshme si në numrin e krerëve ashtu edhe në prodhimin e qumështit, duke vërtetuar faktin se tashmë, sektori është në një rënie të qëndrueshme. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, katër vitet e fundit, numri i gjedhëve u pakësua me mbi 18 mijë, me një rënie më shumë se 17%. Rënia më e mprehtë u vu re gjatë vitit 2019, ku numri i gjedhëve ra me mbi 11% në raport me vitin 2018.

Në krizë gjenden edhe tufëzat e të imtave për të cilat është vënë re një rënie me 8% në katër vitet e fundit për delet dhe një rënie me 30% t ë numrit të dhive. Kjo është reflektuar edhe në prodhimin e qumështit, i cili është ulur me gati 2% në katër vitet e fundit.

Blegtorët pohojnë se dy janë shkaqet që kanë çuar në këto rezultate negative. Ferit Sokolaj, i cili zotëron një ferm ë të madhe dhish në zonën e Tropojës, tha se ka ulur me 30% numrin e krerëve dhe shumë shpejt mund ta mbyllë biznesin për arsye se nuk po gjen punëtorë për t’u kujdesur. Emigracioni i lartë i të rinjve sidomos në zonat malore e kanë bërë të vështirë gjetjen e çobanëve, teksa ky fenomen po bëhet rrezik edhe për zhdukjen e fermave të vogla familjare dhe zhdukjen e racave të rralla. Pakësimi i banorëve dhe mplakja po bën që familjet në fshat të mos mbarështojnë lopë. Gjithashtu bujqit në veri po zëvendësojnë tufëzat me 10-15 krerë me dy tre krerë nga racat alpine, që nuk dalin në kullota dhe prodhojnë të njëjtën sasi të qumështit.

Ndërsa në fermat e mëdha blegtorale të organizuara si biznes, kostot janë të larta nga mungesa e subvencioneve dhe konkurrenca e lartë nga importi. Nëse rajoni dhe sidomos Serbia e subvencionojnë të gjithë zinxhirin e qumështit, në Shqipëri skema e subvencionit nuk ndihmon prodhimin.

Importi i produkteve bulmetore, ku qumështi zë një peshë të konsiderueshme të këtij grupi, u rritën me 22% në peshë dhe 17% në vlerë. Sipas të dhënave të INSTAT, për 12 muajt e vitin 2019 u importuan 23.4 milionë kg produkte bulmetore me një vlerë 3.8 miliardë lekë. Që prej vitit 2013, importet e produkteve bulmetore në vend janë rritur më shumë se 70% në sasi dhe po aq në vlerë.

Të dhënat më të detajuara për kodin doganor 0410, i cili i referohet qumështit, tregojnë se për vitin 2018 (të dhënat për 2019-n ende nuk janë publikuar), janë importuar 9.2 milionë kg qumësht, apo 7.1 milionë dollarë. Në krahasim me vitin 2014, Shqipëria importoi 50% më shumë qumësht nga jashtë.

Kompanitë kryesore të përpunimit të qumështit thonë se janë detyruar që të drejtohen për të blerë në rajon për shkak të mungesës së prodhimit vendas, i cili nuk mjafton për të përmbushur kërkesën e tyre dhe të tregut për produkte bulmetore.

Për çdo vit, për ta po bëhet më e vështirë për të plotësuar nevojat dhe për këtë detyrohen të importojnë nga vendet e rajonit, shpeshherë edhe me çmim më të lirë se mund ta marrin në Shqipëri, kjo për shkak se vendet e rajonit kanë kosto më të ulëta dhe fermat marrin mbështetje dhe subvencione.

4-Nuk ndalet babëzia me qumështin, kosin dhe djathin

Bllokohen në fabrikë 21 ton vaj palme dhe 2.3 ton qumësht pluhur të destinuara për shpërndarë tek konsumatorët si prodhime bio. Pas mishit me salmonelë, edhe bulmeti listohen si burime të sëmundjeve të gjakut dhe kancerit. AKU bllokoi më 2019-n 2.3 ton qumësht pluhur e 21 ton vaj palme, por nuk publikon emrat e pronarëve që importuan mish me salmonelë

 

5-Ndalohet importi i vajit të palmës në Kosovë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, më parë ka marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të vajit të palmës dhe importit të djathit dhe produkteve të ngjashme të djathit me yndyrë bimore (vaji i palmës).

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, me këtë vendim obligohen mekanizmat inspektues të institucioneve të Kosovës që t’i inspektojnë dhe njëkohësisht edhe t’i obligojnë operatorët ekonomikë të bëjnë ndarjen e produkteve të qumështit me yndyrë bimore (vaj palme) prej atyre me origjinë shtazore nëpër pikat tregtare në tregun e Kosovës, transmeton Telegrafi.

6-Vaji i palmës tejkalon normën në produktet e bulmetit

Nga analizat e kryera rezultoi se shumica e markave të gjalpit që tregtohen në Shqipëri kanë në përmbajtje vaj palme, megjithëse në etiketat e produkteve reklamohet se përbërja e tyre është me yndyrë qumështi natyral. Fiks Fare” u rikthye te një nga produktet më të tregtuara dhe konsumuara në Shqipëri, gjalpi industrial.
Sipas specialistëve, por edhe mjekëve, vaji i palmës klasifikohet si një produkt i dëmshëm për shëndetin e njeriut nëse përdoret pa kriter, apo në sasi të mëdha. Por megjithatë, ai përdoret për prodhimin e gjalpit dhe djathit kaçkavall.

Analizat në ISUV

U analizuan në institutin e vetëm të referencës dhe sigurisë, ISUV, gjithësej 20 mostra, 16 prej të cilave ishin gjalpë dhe 4 të tjera djathë kaçkavall.

Sipas rezultateve të analizave, vetëm 1 nga mostrat ishte brenda normave. 19 mostrat e tjera kishin në përbërje 5 deri në 50 për qind vaj palme.

Janë të shumta rastet në të cilat ne mund të konsumojnë vaj palme në një ditë të vetme. Ai gjendet në shumë produkte të furrës, si në drithëra të përpunuara, biskota dhe ëmbëlsira të tjera të paketuara. Por sa i rrezikshëm është vaji i palmës për shëndetin e njeriut?

Dëmet që shkakton në shëndet

Sipas specialistit Sharko, vaji i palmës detyrohet të deklarohet në etiketë, duke qenë se rrit rrezikun për sëmundjet e zemrës. “Yndyrat e vajit të palmës janë të ngopura dhe ndikojnë në sistemin kardiovaskular”, thekson Sharko.

Ndërsa mjeku Artan Goda, kryetar i Shoqatës së Kardiokirurgëve, në konferencën e këtij viti theksoi se situata është emergjente, pasi është rritur numri i personave të prekur nga sëmundjet kardiovaskulare, sidomos tek moshat e reja.

Ndërsa një tjetër studim i Universiteteve të Barit, Padovës dhe të Pisës, në bashkëpunim me Shoqërinë Italiane të Diabetit e lidh atë me sëmundjen e diabetit. Sipas studimit, vaji i palmës shkatërron qelizat e pankreasit, të cilat prodhojnë insulinë. Ai shkakton dëme të pariparueshme në trup.

Importi i vajit të palmës në Shqipëri

Pranë AKU-së, institucion nga i cili mësuan se në vendin tonë vetëm për vitin 2016 u importuan 3.720 tonë vaj palme. Janë 24 kompani që e sjellin produktin për qëllime tregtare, kryesisht për industrinë ushqimore të ëmbëlsirave. Ndërsa deri më sot, në maj të vitit 2017, janë importuar rreth 1.500 tonë.

Për tregtarët, përdorimi i vajit të palmës është mjaft i leverdisshëm për industrinë ushqimore. Produktet e prodhuara me këtë vaj ulin kostot e prodhimit dhe ruajnë qëndrueshmërinë në temperaturë ambienti për një kohë të gjatë.

Një litër vaj palme kushton rreth 180 lekë. Kostoja e një kilogram gjalpë është rreth 600 lekë, ndërsa e djathit kaçkavall rreth 800 lekë. Pra, rreth trefish më lirë.

Rezultatet

Vetëm një mostër ka dalë afër nivelit ideal. Ai është gjalp fshati, i blerë në një dyqan pranë zonës së Tiranës së Re, me normën 1,4588. Rezultati ideal është 1,4585.

Tetë Mostra me shtesa vaj palme në masën 5-10%
1. Gjalpë Conad (1.4594)
2. Djathë mozarella i huaj (1.4595)
3. Gjalpë Lufra (1.4593)
4. Gjalpë Despar (1.4595)
5. Gjalpë President (1.4589)
6. Gjalpë Klegen (1.4595)
7. Gjalpë Burro Bianco Fiore (1.4593)
8. Djath kackavall Klegen (1.4589)

11 Mostra me shtesa vaj palme në masën 20-50%
1. Gjalpë Mireli (1.4599)
2. Gjalpë Klegen (1.4599)
3. Gjalpë Erzeni (1.4599)
4. Spar Gjerman (i super marketit SPAR) (1.4655)
5. Djathë Kaçkavall Gjirofarma (1.4605)
6. Djathë Kaçkavall Lope (ambalazhuar nga KMY) (1.4615)
7. Gjalpë Erzeni i Tretur (1.4603)
8. Gjalpë Soal (1.4639)
9. Gjalpë Extra Milk (1.4626)
10. Gjalpë Ajka (1.4628)
11. Gjalpë Fshati (dyqan bulmeti tek rruga e Kavajës) (1.4604)