Mbi 100 të arrestuar, shkatërrohet banda që “furnizonte” me drogë Europën

274
Sigal

Policia spanjolle organizoi një operacion të gjerë kundër trafikut të lëndëve narkotike në disa zona të vendit, ku në fund u arrestuan mbi 100 persona që transportonin sasi të mëdha marijuane dhe hashashi nga Maroku.

Grupi kriminal e transportonte lëndën narkotike me varka të shpejtësisë së lartë përmes Mesdheut për ta fshehur atë në grykëderdhjen e lumit Guadalquivir pranë Sevillës.

Gjatë operacionit u sekuestruan mbi 5 tonë hashash dhe 230 kg marijuanë, si dhe disa armë.

Linja e trafikut të lëndës narkotike ishte ngritur në mënyrën më perfekte. Disa nga anëtarët e bandës kujdeseshin që varkat të ishin gjithnjë në gatishmëri. Ndërsa të tjerë ngarkonin lëndën narkotike në kamionë me fruta, për t’u shpërndarë më tej në të gjithë Europën.

Mbi 100 të arrestuar, shkatërrohet banda që