Vazhdon të mbetet mister fati i 26 vjeçarit Mateo Lika i cili një ditë më parë ka humbur kontaktet me familjarët, ndërsa ende nuk ka asnjë të dhënë nëse automjeti është në ujërat e lumit Seman apo pas përplasjes me parkamakët e urës është larguar që aty.
Të dyja pistat vazhdojnë të jenë nën hetimin e bluve të Fierit, ndërsa kontrollet do të vijnë si në ujërat e lumit Seman ashtu edhe në zonat përreth, me shpresën për të gjetur automjetin.
Telefoni i 26 vjeçarit vijon të jetë i fikur dhe vendndodhja e tij dhe automjetit të marrë me qira bëhet edhe më i vështirë.
Makina nuk ka qenë e pajisur me gps ndërsa nga kamerat e sigurisë nuk arrihet të identifikohet qartë lëvizja e 26 vjeçarit.
Fakti që deri më tani nuk është bërë asnjë denoncim tjetër, çon që të mendohet se 26 vjeçari mund të udhëtonte i vetëm.
Në pyetje janë marrë të njohur të 26 vjeçarit e kontaktet e këtij të fundit për të mësuar lëvizjet përpara se të zhdukej.