I mbaroi mandati në vitin 2014, nesër merret vendimi për anëtarin e Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani

365
Sigal

Nesër KLGJ në orën 12:00 do të mblidhet online për të shqyrtuar mbarimin e mandatit të Ardian Dvoranit si anëtar i Gjykatës së Lartë.

Shkak është bërë një letër e Presidentit Meta drejtuar këtij institucioni dhe KLGJ-së për t’i vendosur në dijeni se Dvorani s’mund të jetë më anëtar i GJL as kreu i KED pasi i ka mbaruar mandati prej 2014 dhe tashmë vakancat minimale në GJL janë plotësuar.

Më tej Dvoranit iu pranua kërkesa për shtyrje të afatit të paraqitjes së argumentave të cilat do t’i japë me të gjitha gjasat nesër apo para përfundimit të afatit.