“Mbeten në fuqi masat për Kakavijën”, qeveria greke: Qafë Bota do të vijojë të qëndrojë e mbyllur

326
Sigal

Qëndrojnë në fuqi masat për Kakavijën ndërkohë që Pika Kufitare e Qafë Botës në Sarandë do të qëndrojë e mbyllur deri më 22 mars.

Ky është vendimi i qeverisë greke për këto dy pika kufitare me Shqipërinë. Sipas një njoftimi të shpërndarë për personelin policor grek të Pikës së Kalimit Kufitar të Kakavijës, thuhet se çdo ditë do të lejohen të hyjnë në tokën greke vetëm 400 persona të pajisur me letra të rregullta greke.

Ndërkohe Pika Kufitare e Qafë Botës do të vijojë të qëndrojë e mbyllur.

Nga ana tjetër, policia greke e ka pranuar se mbyllja e Qafë Botës ka sjellë probleme serioze pasi është një urë komunikimi mes minoritetit që jeton në Shqipëri dhe zonës së Thesprotisë.