Mbërrin për ndihmë mjekësore në spital, ndërron jetë 33-vjeçari italian në Sarandë

136
Sigal

Një 33-vjeçar italian ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak në qytetin e Sarandës.

I riu ka shkuar për ndihmë në spitalin e qytetit bregdetar, por nuk ka mundur t’i shpëtojë sulmit në zemër.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 16:30, në spitalin e Sarandës, ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi italian D. N., 33 vjeç, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.