Mbahu Martin, me raste, burgu është edhe për burrecat si puna jote

354

Shkëlqimi dhe rënia e “shokut Martin”, fillon e mbaron këtu

Sigal

Një hajdut ordiner, injorant e rural,  me defiçenca të theksuara në njohjen e gjuhës shqipe, që mundohet të fshihet pas gishtit. Koha që drejtësia të veprojë për Martinin e Lekajve

Nuk do as diplomë, as laps e as kalem, të nxjerrësh përfundimin e duhur pasi sheh raportimin e Drejtorit të Përgjithshëm (i komanduar) të RTSH, Martin Leka dhe kryetarit të Këshillit Drejtues, Leka Bugo përpara Komisionit Parlamentar të Medias. Nuk e kemi fjalën për Martinin e Lekajve që i dridhej zëri si zog trumcak kur jepte llogari për pislliqet e veta. Për këto ekzistojnë dokumente dhe dëshmia e 1300 punonjësve të RTSH-së. Po flasim për atë që u dëgjua me zë e figurë duke vërtetuar përfundimisht atë që “Pamfleti” ka ditë që e demaskon, bazuar në dokumenta.

Kambana bie për atë që ka veshë.

Leka Bungo, përtej aventurave të veta për të cilat është shquar gjatë këtyre muajve që është në krye të Këshillit Drejtues, ka qenë i qartë: RTSH është një institucion i stërvjedhur, i shqyer nga të gjitha anët. Në përballjen e së enjtes me Komisionin e Medias, ai arriti deri aty sa propozoi që RTSH të mbyllej për 6 muaj e të bënte “restart”. Një ide e vjetër e Edi Ramës, precedent i shënuar në Greqi ca vite më parë.

E tha Kryetari i Këshillit Drejtues. Çfarë pret drejtësia të vërë dorë!

Por, Martin i Lekajve ka një mendim tjetër. Dmth, edhe pse nuk ka qenë kurrë në gjendje të formulojë një mendim të vetin, Martini i Lekajve u mundua ta mbrojë jashtëqitjen që e ka bërë mullar në RTSH.

Por a fshihet dielli me shoshë?

Pa kurrfarë formimi në fushën e gazetarisë, mosmirënjohës deri në fund për atë që i shtriu dorën, e hoqi nga fshati dhe e solli në Tiranë për ti dhënë mundësinë të punonte në gazetë e të blinte buke gruri në qytet, Martini i Lekajve e mban veten për gazetar.

Çfarë ofendimi për këtë profesion të nderuar!

A mund të quhet gazetar një njeri që kurrë nuk e mësoi shqipen, as të shkuarën e as të folurën dhe askurrë nuk arriti të lidhë dy rrjeshta? Tirana është e vogël o Martin, njerëzit e njohin njëri-tjetrin…

U munduan miqtë ta gdhendin Martinin e Lekajve për vite me radhë, por nuk ia dolën dot. U munduan familjarët ta donin e ta mbanin afër, ti falnin dashuri që të hiqte dorë nga veset, por nuk ia dolën dot.
E vetmja gjë që mësoi Martini i Lekajve në qytet ishte by…lëpirja dhe spiunlliku.

Shkëlqimi dhe rënia e “shokut Martin”, fillon e mbaron këtu.

Duke lëpirë e luajtur spiunësh e nisi edhe punën në RTSH Martini i Lekajve, por rrugës ngeci në pisllëkun e vet. I pëlqeu zyra, paratë që i kalonin para syve e sidomos gratë pas të cilave lëngëzonte nga mëngjesi në darkë vonë. Thonë se mungesat e kohës së rinisë kthehen në problemin e pleqërisë… Me raste të marrin edhe më qafë…
Pak i shkuar në moshë për lojra seksi, Martini i Lekajve ka përdorur gjithë farë marifetesh për vite me radhë kur drejtonte RTSH. Vuri kusht krevatin për të fituar punë, për të dalë në ekran apo për privilegje të tjera. Guxim i madh. Etika nuk na e lejon ti shkruajmë të gjitha ato çfarë ka lënë pas si gjurmë të historisë së tij Martini i Lekajve,  ama thellë-thellë ndjejmë edhe keqardhje për të në këtë drejtim.
Plaku nepsqar për seks, e zeza e vetes…

Por nëse për të mbushur krevatin i duhej ndihmë nga farmacia, për të vjedhur, RTSH e bëri ekspert Martinin e Lekajve. Këtu Martini i Lekajve nuk ka nga lëviz. Milionat kanë fluturuar me urdhër të Martinit dhe për këtë ka prova e dokumente.

Pavarësisht kësaj, një gjysmë të vërtetë, Martini i Lekajve e tha para Komisionit të Mediave të enjten.
“Unë, tha ai, çoj në shtëpi vetëm rrogën”. Çfarë gaztori ky Martini…
Bëhu burrë një herë në jetë Martin e thuaj të vërtetën. Në shtëpi mund të kesh çuar një pjesëz të vogël të rrogës, kjo mund të jetë e vërtetë, dhe…. asnjë qindarkë të atyre që ke vjedhur me thasë në RTSH. Këto të fundit i ke lënë në bixhoz, Martin. Shokët e tavolinës janë dëshmitarë e ata që të kanë dhënë borxh të kanë “treguar” o Martin.

A fshihet njeriu pas gishtit të vet o Martini i Lekajve?

Mos u mërzit më, hiq dorë. Fundja, ka raste që burgu është edhe për burracakët si puna jote. Kjo jetë kështu e ka o Martini i Lekajve, por ti ske faj. I do ca mend kjo botë e shkretë për ta njohur e kuptuar!/pamfleti