Maturanti përplaset me një makinë nga Kosova

177
Sigal

Në autostradën Lezhë-Milot janë përplasur dy automjete. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e Shënkollit ku për fatin e mirë ka vetëm dëme materiale.

Sipas burimeve bëhet me dije se në aksident është përfshirë një automjet me targa të Kosovës dhe një tjetër që drejtohej nga një maturant.

Policia rrugore ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po bën të mundur zbardhjen e plotë të saj.