Maturantët gjuajnë me vezë drejt Ministrisë së Arsimit: Ministria e Turpit

338
Sigal

Në protestën e sotme, maturantët kanë nisur të qëllojnë me vezë në muret dhe xhamat e Ministrisë së Arsimit.

“Frikacake, frikacake, frikacake”- bërtasnin ata në kor. Një tjetër thirrje në kor e tyre është “Ministria e Turpit”.

Maturantët janë ngritur të protestojnë sepse janë të pakënaqur me tezën e provimit të Gjuhë-Letërsisë që u zhvillua dje, pasi shumë prej pyetjeve thonë se nuk i kanë patur në program apo se pyetjet kanë qenë tejet subjektive dhe “pa lidhje”, me gabime të rënda.

Pyetjet kanë qenë me shumë tekste dhe vetëm me alternative, ndryshe nga modelet e paraqitura në vitet e kaluara.