Masat anti-Covid/ Tashmë mësim në klasa për të gjithë nxënësit?

188
Sigal

Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi këtë të Enjte se i ka kërkuar Ministrisë së Arsimit që nxënësit të kthehen në klasa për të zhvilluar mësim.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se vendimi vjen pas një përmirësimi të shifrave të pandemisë.

“Duke peshuar masat që kemi marrë, Komiteti Teknik mendon që ti propozojë Ministrisë të Arsimit që të kalojë arsimin parauniversitar nga të kombinuar në kthimin në klasë, duke ndjekur në mënyrë rigoroze masat. Duhet të respektojmë distancimin fizik. Vetëm me respektimin e masave edhe me shtimin e vaksinimit, do të mundim të kemi një kontroll të mirë mbi pandeminë. Një rritje të ekonomikë dhe realizim të mirë të aktiviteteve të turizmit”, tha Rakacolli.

Ndërkohë, do të mbeten në fuqi masat ekzistuese deri më tani ndaj Covid, përfshirë orarin policor 6:00-22:00.