Opozita ka paralajmëruar se do të dërgojë marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë në Gjykatën Kushtetuese. Kështu deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha.
Ky i fundit në një dalje për mediat pas takimit me grupin e PD-së, të thirrur nga Gazment Bardhi tregoi vendimin e demokratëve.
“U vendos që kjo betejë pa kthim të vazhdojë me horizonte të reja. U diskutua dhe po shkohet drejt…përveç vazhdimit. Sa i përket marrëveshjes së emigrantëve do të përgatitet teksti për Gjykatën Kushtetuese, pasi mendojmë se firma e Edi Ramës është antikushtetuese. Mendojmë se marrëveshja shkel të drejtat dhe liritë e individit.”, tha ai.