Dyshohet se plagosi me armën e shërbimit agresorin e të vëllait dhe më pas u dorëzua, ja kush është oficeri i ushtrisë

25
Sigal

Personi që shihni në foto është oficeri i ushtrisë, Ermal Muzhaqi, i cili akuzohet se plagosi sot një 34-vjeçar pas sherrit ku u lëndua dhe vëllai i tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:20, në Vorë. Ushtaraku, i cili ishte në makinë me vëllain e tij të vogël, Klejdi Muzhaqi, nxori armën e shërbimit dhe hapi zjarr ndaj agresorit të 24-vjeçarit, duke e plagosur.

Gjithçka nisi kur Ergest Hoxha plagosi me thikë vëllain e ushtarakut, sherr që degradoi më pas me dy të plagosur.

“Sot rreth orës 12:20, në Vorë, shtetasi E. H., 34 vjeç, ka plagosur me thikë në krah shtetasin K. M., 24 vjeç, banues në Vorë, pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin E. M., 27 vjeç, (vëllezër). Në këto momente, drejtuesi i mjetit, shtetasi E. M., (oficer ushtrie), ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka plagosur shtetasin E. H.

Të dy të dëmtuarit janë shoqëruar në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasi E. M., është vetëdorëzuar në Polici, së bashku me armën e shërbimit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.