Maratona e Tiranës, 2500 vrapues nga e gjithë bota

512
Ka nisur në orën 09:00 Maratona e Tiranës.
Në këtë maratonë marrinë pjesë rreth 2500 vrapues nga 40 vende të ndryshme të botës, si nga Azia, Afrika, Amerika Latine, SHBA dhe Europa.
Nisja e maratonës bëhet nga sheshi “Nënë Tereza” dhe do të përshkojë disa rrugë të Tiranës.
Pjesë e kësaj maratona është është bërë edhe kreu i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, i cili gjatë fjalës së tij para se të niste vrapimi, e konsideroi Maratonën një ngjarje fantastike për kryeqytetin, ndërsa vlerësoi të gjitha strukturat që janë organizuar.
“Ka qenë një përgatitje fantastike. Shpresoj të dalë më mirë se vjet megjithatë dua që gjithashtu t’i japim një duartrokitje atyre që s’janë këtu, por janë 660 vullnetarë, janë 400 policë, janë plot zjarrfikës, shërbimet emergjente, plot pastrues dhe mirëmbajtës që kanë bërë një punë fantastike”, deklaroi Veliaj.
Sigal