Manuali për shkollat e së ardhmes / Përdorimi i ambienteve të shtëpisë si klasë

191
Sigal

Kriza COVID-19 ka funksionuar si një xham zmadhues për të parë të metat e shoqërisë. E drejta për arsim nuk është më e mbrojtur dhe sistemet arsimore po hasin vështirësi në gjetjen e mënyrave për të siguruar vazhdimësinë e të mësuarit.

Librave, letrave dhe lapsave si mjetet e zakonshme që përdoren gjatë mësimdhënies u janë shtuar këtë periudhë pajisjet digjitale. Situata aktuale mund të jetë një kërcënim serioz për arsimin cilësor për të gjithë fëmijët, por është gjithashtu një mundësi. Ky është konkluzioni i hartuar në Manualin “Learn in” i realizuar nga Unicef në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit për fuqizimin e mësuesve gjatë emergjencës shëndetësore së covid 19.

“Learn in”do të angazhojë mësuesit si nxënës për t’i pajisur me njohuri të zbatueshme në kohë krizash, ku arsimi formal nuk është shqetësimi i parë i askujt – as i prindërve e as i fëmijëve. Ata nuk do të jenë të gatshëm të angazhohen në mësime vetëm nëse mirëqenia e tyre është e siguruar. Në manual rekomandohet se ‘tashmë që shtëpia është kthyer edhe si një mjedis klase, mësuesit duhet  të mendojnë jashtë kornizave të mësimdhënies tradicionale. Eksperimentet në lëndët e fizikës, kimisë dhe biologjisë mund të kryhen në kuzhinë ose banjë, ndërsa gatimi ofron mundësi për lëndën e matematikës dhe leximit…

Ndonëse ekziston tundimi që thjesht t’i drejtoni nxënësit në një platformë mësimore ose të vazhdoni me planin e klasës, kjo nuk ka për të funksionuar theksohet në raport “Përpara se mësuesit t’u caktoni nxënësve detyra, duhet të zbulojnë nëse nxënësit kanë infrastrukturën e nevojshme për t’i kryer ato. Dhe mbi të gjitha, nxënësit nuk duhet të fajësohen vetëm sepse nuk patën mundësitë e duhura për të mësuar.

Nëse është e mundur, nxitja për të testuar fëmijët duhet të jetë sa me e kufizuar, të paktën për nxënësit në moshë të vogël dhe ata vulnerabël pasi këta të fundit janë në rrezik të braktisjes së shkollës. Testimi mund të bëhet me qëllimin e mirë për të identifikuar fëmijët që kanë mbetur pas në mësime, por fëmijët që nuk përmbushin pritshmërinë do të ndjehen të refuzuar”.

Sfida kryesore e mësuesve për kalimin e mësimit nga shtëpia në klasë nuk duhet të jetë  të kategorizohen fëmijët në nxënës të suksesshëm dhe të dështuar, por së pari të sigurohet  që të gjithë fëmijët të ndjehen të mirëpritur dhe të vlerësuar pavarësisht nga çfarë mësuan apo nuk mësojnë në distancë. Kjo pasi ka një mospërputhje të theksuar mes përvojës në mjediset e shtëpisë dhe asaj të shkollës në varësi të kushteve të secilës familje. Në qendër  të  të mësimdhënies këshillohet që mësuesit të kenë njohuritë dhe jo arritjet.

Nëse fëmijët i përdorin pajisjet elektronike në mënyrë të suksesshme, mësuesit duhet të marrin në konsideratë të lejojnë nxënësit të përdorin këto mjete në klasë. Madje disa shkolla mund të ndjekin politikën “sill pajisjen tënde”, veçanërisht nëse nuk mund të përballojnë të sigurojnë këto mjete për të gjithë nxënësit. Integrimi i teknologjisë në klasë gjithashtu do t’u japë nxënësve të pafavorizuar një mundësi për t’u njohur me mësimin online dhe për të përfituar nga njohuritë dhe përvojat e marra gjatë izolimit,”rekomandohet më tej në manualin ‘learn in’ edhe pse përdorimi i telefonave në institucionet arsimore parauniversitare  është i ndaluar në vendin tonë .