Petrika Mele : Korça ka nevojë për Kryetar Bashkie të zgjedhur nga vota e qytetareve jo të emëruar nga oligarkët e rilindjes

634
LSI Korçë në një postim në rrjetin social facebook ka reaguar në lidhje me denoncimin e mëparshëm të kryetarit Petrika Mele për situatën e rënduar në Dërsnik për mungesën e infrastrukturës. Fill pas këtij denoncimi, Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo ka premtuar ndërtimin e ujësjellësit të Dërsnikut. Sipas Petrika Meles, ky është një makiazh elektoral i rilindjes tepër i vonuar për banorët.
Ja postimi i plotë :
Pas denoncimit të Kryetarit të LSI Korçë,
Petrika Mele për situatën e rënduar në Dërsnik për mungesën e infrastrukturës,
Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo ka premtuar ndërtimin e ujësjellësit të Dërsnikut.
Makiazhi elektoral i Rilindjes tëpër i vonuar për banorët.
Sa herë që ka fushatë Filo premton, por shumë shpejt harron.
Asfaltet dhe ujësjellësat elektorale nuk do ju ndihmojnë dot.
Mungesa e infrastrukturës dhe e vëndeve të punës është thelluar kudo.
Korça ka nevojë për Kryetar Bashkie real dhe të zgjedhur nga vota e qytetareve jo të emëruar nga oligarkët dhe rilindja.
Në 25 prill do te çlirohet Korça dhe Shqipëria nga Rilindja e arrogancës e papunësisë dhe e varfërisë.
Në 25 prill vota e qytetarëve do të jetë uragan për këdo që ka abuzuar dhe është tallur me qytetarët.
Sigal