Manjani shkarkon efektivin, drejtonte makinën pa patentë

514
Një punonjës i burgut në Fushë Krujë është shkarkuar nga detyra pak pasi u ndalua teksa drejtonte makinën pa dokumenta.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se ditën e sotme është ndaluar nga policia rrugore e Lezhës shtetasi, M. Metaj, p.r baze në Institucioni i Vuajtjes Penale, burgu i Fushë Krujës.
Nisur nga ky rast Ministri i Drejtësisë, z. Ylli Manjani mori masën e shkarkimit të menjëhershëm nga detyra. Ai u shpreh se respektimi i ligjit nga punonjësit e shtetit është detyrim, edhe kur nuk janë në detyrë.
Manjani theksoi, se ‘askush nuk mund të shërbejë nëse shkel ligjin’.
Sigal