Manastirliu thirrje qytetarëve: Respektoni distancimin fizik dhe higjienën personale

344
Sigal

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka treguar se epidemiologët po tregohen të kujdesshëm në identifikimin dhe gjurminin e rasteve të reja me koronavirus.

Duke qenë se ditën e hënë nis edhe lehtësimi i masave shtrënguse, ministrja Manastirliu paralajmëron se do të rritet vigjilenca nga strukturat e shëndetësisë në çdo nivel.

Përveç kësaj, Manastirliu bën thirrje që qytetarët të respektojnë distancimin fizik dhe higjienën personale.

#COVID19

Çdo ditë epidemiologët vijojnë të jenë në terren për të gjurmuar, identifikur dhe izoluar në kohë çdo rast të dyshuar.

Nga dita e hënë nis lehtësimi i kujdesshëm i masave shtënguese, që rrit ekspozimin ndaj virusit. Ndaj, strukturat e #shëndetësisë do të shtojnë vigjilencën dhe punën në çdo nivel.

Është shumë e rëndësishme që qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit fizik, masat e higjienës personale dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të #COVID19???

#BashkëJaDalim”, shkruan Manastrirliu krahas fotove.