Manastirliu: 832 të moshuar kanë përfituar barnat në banesë gjatë 24 orëve të fundit

313
Sigal

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka deklarur se 832 të moshuar kanë përfituar barnat në banesë gjatë 24 orëve të fundit një masë e marrë për shkak të pandemisë së COVID.

Postimi i Manastirliut

Infermierët dhe e gjithë struktura e kujdesit shëndetësor parësor kujdesen çdo ditë që të moshuarit t’i marrin barnat me rimbursim në banesë, pa patur nevojë të dalin nga shtëpia.

832 të moshuar kanë përfituar barnat në banesë gjatë 24 orëve të fundit.

Që prej kufizimit të lëvizjeve si pasojë e #COVID19 36382 të moshuar të vetmuar kanë marrë barnat me rimbursim në banesë!