Asgjë për arbitrat, Rama: T’ju paguajmë pse nuk po jepni penallti gabim?

264
Sigal

Kryeministri Rama deklaroi sot se arbitrat e futbollit nuk do të përfitojnë nga paketat e ndihmës ekonomike.

I pyetur nga një qytetar në Facebook nëse ata do të përfitojnë pagë meqenëse tashmë kampionati është ndërprerë, kryeministri tha se arbitrat nuk përfitojnë pasi japin shumë penallti gabim

“Arbitrat e kujt arbitrat e futbollit? T’ju paguajmë pse nuk po jepni penallti gabim? Jepni shumë penallti gabim ju, kam dëgjuar se unë nuk e ndjek kampionatin shqiptar. Për arbitrat e futbollit jo nuk ka asgjë për momentin”, u shpreh Rama.

Një nga zërat më aktiv brenda qeverisë që ka kritikuar arbitrimin në kampionatin shqiptar është zv/kryeministri Erion Braçe. Ai ka akuzuar FSHF-në në postime të shumta se nëpërmjet manipulimit të arbitrave ka penalizuar skuadrën e Partizanit, një nga drejtuesit e së cilës është dhe vëllai i kryeministirit Rama. Braçe është përfshirë gjithshtu në një debat të ashpër online me kreun e FSHF, Armand Duka pasi ky i fundit kërkoi që klubet e futbollit të ndihmoheshin nga qeveria për këtë periudhë.