Makina përplas motorin në Fushë-Krujë, të plagosurit dërgohen në spital

257
Sigal

Drejtuesi i një çiklimotori mbeti i plagosur pasditen e sotme pas përplasjes me një makinë.
Aksidenti u regjistrua në aksin Fushë Krujë-Thumanë pranë fshatit Derven.
Drejtuesi automjetit pas aksidentit ka shoqëruar të plagosurin për mjekim. Akoma nuk është bërë identifikimi  i të plagosurit dhe as drejtuesit të mjetit.

Njoftimi i policisë:
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 05.12.2021., rreth orës 17:00, në aksin rrugor Tapizë- Thumanë, një automjet me drejtues shtetasin G. T., ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin R. T., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.