Makina përfundoi në oborrin e banesës, gjendet trupi i pajetë i shoferit 21-vjeçar

21
Sigal

Është gjetur trupi i pajetë i shoferit 21-vjeçar, i cili pësoi aksident mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë.

Trupi i shoferit i identifikuar me emrin Fabjol Ibraliu është gjetur disa metra larg makinës brenda shkurreve.

Mbrëmjen e djeshme mjeti i 21-vjeçarit doli nga rruga si pasojë e shpejtësisë dhe përfundoi në oborrin e një banesë në aksin Lushnjë-Rrogozhinë.

Makinës i ka dalë motori jashtë, teksa është dëmtuar edhe trafikndarësja dhe janë thyer disa pemë.