Makina humb kontrollin dhe del nga rruga. Ndërron jetë shoferi 30-vjeçar. Policia jep detajet

188
Sigal

Një aksident me pasojë vdekjen e një 30-vjeçari ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Bulqizë.

Viktima e identifikuar me inicialet D. GJ. banues në Krastë Martanesh po udhëtonte me automjetin tip “Mitsubish” në aksin rural Ballejë-Krastë kur ndodhi aksidenti fatal për të.

Makina është shkatërruar nga përplasja e fortë dhe i riu nuk ka mundur të mbijetojë nga plagët e marra.

Nuk dihet ende shkaku që ka sjellë humbjen e kontrollit të makinës dhe rënien në humnerë.

Bulqizë/informacion paraprak

Me datë 29.06.2021, në orët e para të mëngjesit shtetasi D. GJ., 30 vjeç, banues Krastë Martanesh, duke drejtuar automjetin tip ‘Mitsubish’ në aksin rural Ballejë-Krastë ka humbur kontrolin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.