Makina “fluturon” në humnerë, vdes babai, plagosen tre familjarët

526

Sigal

Një aksident automobilistik në aksin rrugor Gramsh- Trashovicë i ka marrë jetën një personi dhe ka lënë tre të plagosur. Automjeti tip Ford me targë AA 847 MY ka devijuar nga rruga dhe ka përfunduar në greminë.

Sipas burimeve tre të plagosurit janë Elson Metani-31 vjeç, Algert Miraka-36 vjeç dhe Adi Metani-27 vjeç. Nga ky aksident mbeti i vdekur gjatë rrugës për në spital Agim Metani 57 vjeç.

Të aksidentuarit janë transportuar për në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën falë ndërhyrjes së shpejtë të repartit të zjarrfikëseve në Gramsh, raporton Infoelbasani.al.

Automjeti i drejtuar nga Elson Metani (djali i të ndjerit), udhëtonte nga fshati Silarë për në Gramsh por në një nga kthesat e fshatit Trashovicë, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe ka rënë në greminë. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 04.30 të mëngjesit.

Nga hetimet paraprake rezulton se automjeti ka rrëshqitur si pasojë e rrugës me lagështi.