Makina del nga rruga, humb jetën 20-vjeçari nga Fushë-Kruja

112
Sigal

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Arrameras të Fushë- Krujës.

Një makinë tip “Smart”, e cila drejtohej nga Haxhi Vraja, 20 vjeç, ka dalë nga rruga duke përfunduar në shtratin e lumit Zeze.

Si pasoje e aksidentit, ka humbur jetën pasagjeri Mirjan Tema 20 vjeç banori i Larushkrut, ndërsa shoferi është dërguar te Trauma në gjendje shoku.

Shkak i aksidentit, mësohet të jetë shpejtësia dhe një kthese e fortë në rrugë.