Lulzim Basha në pritjen e popullit të ditës së premte

481
Sigal

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, tashmë e ka kthyer ditën e premte të çdo jave në ditën  e pritjes së popullit. Kështu, cilido qytetar i bashkisë,  i cili do të dëshirojë që të takohet e të bashkëbisedojë drejtpërdrejt me kryetarin e Bashkisë, i ka të gjitha mundësitë që çdo të premte, të shkojë në bashki e të takojë kryetarin. Edhe dje, kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha priti shumë qytetarë të Tiranës, të cilët i shprehën shqetësimet dhe problemet e tyre. Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha mban vetë për çdo qytetar shënimet përkatëse dhe interesohet më vonë për ecurinë e zgjidhjes të problemit.