Zbulohet skandali i KQZ-së me përdorimin e makinave të sekuestruara

466
Sigal

 Zbulohet skandali. Përfaqësuesit e Komisionit Zgjedhor kanë qarkulluar gjatë këtyre javëve me makina të sekuestruara nga kontingjenti i policisë. Ky skandal është zbuluar dje, kur pronari i një makine të sekuestruar, nga ato që përdornin punonjësit e këtij institucioni, ka njohur dje, automjetin e tij dhe ka kërkuar ndihmën dhe kompetencën e organeve përkatëse, por askush nuk i është përgjigjur. Dhe më tej, ai ka nxjerrë nga xhepi çelësin e tij dhe ka hapur derën, duke hyrë brenda në makinë. Pastaj ka nisur automjetin dhe është larguar nga ndërtesa e KQZ-së. Kjo makinë është sekuestruar nga policia pak javë më parë, por në vend që të ruhej në mjediset policore, ajo i është dhënë për përdorim, punonjësve të Komisionit Qendror, që ta përdornin gjatë fushatës, ashtu siç është vepruar edhe me shumë makina të tjera të sekuestruara.