Luan Shmilli/ Libri i ish-fashistit: Në Shqipëri luftuan partizanët, jo ballistët

571
Sigal

Ja pse Lufta Nacional Çlirimtare është një vlerë Kombëtare shqiptare dhe duhet përkujtuar më 29 nëntor dhe kaq! Sepse edhe ky libër i një ish- fashisti italian tregon të vërteta pro partizaneve dhe shtabit të Ushtrisë nacionalçlirimtare shqiptare, ku, dihet ish- fashistët u bashkuan me partizanët në batalionin e tyre “Antonio Gramshi” dhe luftuan për çlirimin e Shqipërisë! Kurse “atdhetarët e kafeneve dhe bixhozit” si thotë ky libër mes shumë të tjerave të lexuara, “nuk luftuan për atdheun e tyre kundër pushtimit të ri gjerman!”. Ne i kemi paguar ballistët, legalistët kur ishim fashistë, u thamë të bashkoheshin dhe akordoheshin me partizanët e komunistët luftarakë që kishin popullin me vete edhe kundër nesh edhe gjermanëve, por ata çuditërisht kërkonin rroga dhe gjermanët i paguan mirë…”. “Ne kemi vrarë shumë ballistë sepse dinim gjithçka, ku rrinin dhe me kë rrinin. Edhe partizanët kanë vrarë, por në betejë kur ne dhe gjermanët i vinin për taktikë lufte sepse ata kishin një ligj popullor që i druheshin për hakmarrje e quhej Kanun! Ne i kishim pararojë ballistët, legalistët se ata njihnin vendin dhe i paguanim… Isa Toskës që na diskreditoi me krimet në Fier dhe Mallakastër i hoqëm rrogën dhe ja rritëm Muharrem Bajraktarit,  Abas Ermenjit e krerëve të tjerë. Marrëveshja Dalmacio-Këlcyra, na favorizoi e konsolidoi disi pushtimin…” E sa të tjera!  Ç’të thuash? Nuk ka dy fitues në Luftën e madhe që na renditi me aleatët e mëdhenj! Sigurisht dhe ata kishin ideal, që u duhet respektuar, por fatkeqësisht gabuan! Tashmë duhet të nderojmë vlerën dhe të mos mbetemi pas në vazhdimësi grindjesh! “Lavdi dëshmorëve të luftës nacional shqiptare, dëshmorëve shqiptarë dhe dëshmorëve italianë” mbyll librin ish- fashisti, të kthyer në partizanë, në batalionin “Antonio Gramshi” që duhet nderuar se luftoi për çlirimin e Shqipërisë!