Lotaria amerikane, Ambasada e SHBA udhëzon aplikuesit shqiptarë

300

Gazeta Telegraf/ Ambasada Amerikane në vendin tonë ka sqaruar qytetarët përmes
rubrikës “Pyesni Konsullin” lidhur  me
lotarinë amerikane. Synimi i kësaj rubrike është dhënia e e informacionit të saktë
dhe të përditësuar të gjithë shtetasve shqiptarë që dëshirojnë të vizitojnë apo
të jetojnë në Amerikë. Programi i Lotarisë Regjistrimet për Lotarinë DV-2018:
Lajm i mirë! Udhëzimet për Lotarinë DV-2018 janë publikuar. Lexoni këtu më
shumë: https://travel.state.gov/content/vi…. MOS përdorni fotografinë që
përdorët vitin e kaluar në DV-2017 dhe hiqini syzet kur të dilni në fotografi
për lotarinë, përndryshe ju do të skualiokoheni automatikisht. Regjistrimet për
DV-2018 fillojnë më 4 Tetor 2016, ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë dhe
mbyllen më 7 Nëntor 2016, ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë. Ju mund të
aplikoni tek dvlottery.state.gov gjatë kësaj periudhe. Lotaria DV-2017,
Përgatitja për Intervistë. Jeni përzgjedhur? Urime! Lexoni në faqen e Ambasadës
Amerikane këtu: http://albanian.tirana.usembassy.gov/… nën paragrafin “Të
Përzgjedhurit e Vizave të Lotarisë – Përgatitja për intervistën” për
informacion mbi përgatitjen për intervistën tuaj. Të përzgjedhurit e Lotarisë
duhet të përpiqen t’i dёrgojnë dokumentet nё Seksionin Konsullor mbi dy javё
pёrpara datёs së tyre tё takimit. Nёse ju nuk e keni marrё akoma Garancinё
Financiare dhe taksat nga sponsori nё SHBA, ju mund t’i sillni ato sё bashku me
vizitёn mjekёsore nё ditёn e intervistёs. Dështimi për të siguruar qoftё edhe
një nga dokumentet e kërkuara do të rezultojë në moskryerjen e intervistёs nё
ditёn e caktuar dhe vonesa tё gjata. Lutemi të lexoni më shumë në faqen e
internetit të Ambasadës Amerikane në Tiranë mbi mashtrimin. Informacioni rreth
kontrollit të statusit të të regjistruarve për DV-2017 vazhdon që prej datës 3
Maj 2016 deri më 30 shator 2017, në faqen e internetit të Programit të Vizave
të Shumëllojshmërisë http://dvlottery.state.gov/esc. Mbani mend, Departamenti i
Shtetit nuk do u dërgojë të përzgjedhurve të lotarisë njoftim me postë apo me
email. Edhe nëse ju vjen ndonjë email nga Departamenti i Shtetit, ai është
vetëm për t’ju udhëzuar që të hyni tek faqja e Kontrollit të Statusit të të
Regjistruarve www.dvlottery.state.gov ku do të gjeni udhëzime specifike për
çështjen tuaj. Ndaj, nëse ju vjen një email duke ju kërkuar për gjëra që nuk ju
kemi thënë më lart, injorojeni atë, është një mashtrim. Lajm i mirë për të
gjithë të Regjistruarit për Lotarinë DV-2017: Janë shtuar të përzgjedhur të rinj
për programin e lotarisë DV-2017. Kontrolloni statusin tuaj për të parë nëse
jeni përzgjedhur. Hyni tek faqja e Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve
www.dvlottery.state.gov duke përdorur numrin tuaj unik të konfirmimit. Të
përzgjedhurit duhet të plotësojnë menjëherë formularin elektronik DS-260, në
mënyrë që t’u caktohet një datë takimi në Konsullatën e SHBA-së. Konsullatat
kanë në dispozicion vetëm një numër të kufizuar datash takimi çdo muaj për
aplikantët e lotarisë, ndaj është thelbësore që të përzgjedhurit e lotarisë të
fillojnë procesin e vizës menjëherë.