Llogara, një turist francez është aksidentuar, jashtë rrezikut për jetën

446
Sigal

Një turist francez është aksidentuar gjatë pasdites së sotme në Llogara. Mësohet se turisti ka rënë nga një shkëmb në majë të Qorres dhe ka humbur ndjenjat.

Turisti francez ka marrë dëmtime në kokë. Në ndihmë të tij ka shkuar stacioni i policisë Orikum, reparti ” Delta”,  urgjenca e Orikumit dhe punonjësit e zonave të mbrojtura.

Është njoftuar për dërgimin e një helikopteri.