Lihet i lirë shqiptari që u akuzua se përdhunoi mbesën

572
Autoritetet greke kanë lënë të lirë një 40-vjeçar shqiptar që u akuzua nga mbesa e tij se e kishte përdhunuar sistematikisht për 7 vite resht, nga viti 2009 deri në vitin 2016.
Pasi 17-vjeçarja bëri denoncim ndaj xhaxhait të saj, policia e shoqëroi 40-vjeçarin për ta marrë në pyetje. Ai hodhi poshtë kategorikisht të gjitha akuzat dhe tha se ngjarja është inskenuar nga mamaja e vajzës, e cila po përpiqej ta fuste në kurth.
Ndërkohë, 17-vjeçarja shqiptare gjatë dëshmisë së saj në prani edhe të psikologut, tha se një vit më parë kishte tentuar vetëvrasjen, ndërsa akuzoi se xhaxhai i saj ishte kujdesur që të qëndronin vetëm në shtëpi.
Pas marrjes së dëshmisë nga të dyja palët, policia greke vendosi ta lërë të lirë ndërtuesin shqiptar që banon në Halkida, duke i vendosur garanci pasurore 7 mijë Euro dhe të mos largohet nga vendi. 40-vjeçari duhet të paraqitet dy herë në muaj në polici dhe të mos ketë kontakt me mbesën 17-vjeçare. 
Sigal