‘Ligji i luftës’ i mbyll të gjithë në shtëpi/ Policia dhe ushtria patrullojnë në Tiranë dhe Kamëz, rrugët janë të shkreta

349
Sigal

“Ligji i luftës” ka hyrë në fuqi dhe efektivët e Policisë kanë patrulluar rrugët për t’u siguruar se asnjë nuk i shkel rregullat.

Gjatë mbrëmjes së sotme, Policia e Shtetit ka patrulluar në akset kryesore të kryeqytetit, kryesisht në Tiranë e Kamëz. Siç duket edhe nga pamjet, rrugët janë të shkreta dhe të vetmit që qëndrojnë në to janë efektivët e Policisë.

Përveç patrullave, efektivët e Policisë dhe forcat e ushtrisë kanë ngritur pika kontrolli në zona të ndryshme.

POSTIMI I PLOTË:

Ndërkohë numri i  të prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 76. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin nga shtëpia pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.”Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda, ndërsa në rrugë ka dalë Ushtria dhe Policia.