Analiza e parë rezultoi negative, menaxheri i lokalit të njohur në Korçë i prekur nga COVID-19, në gjendje të rënduar

307
Sigal

Në Korçë janë konfirmuar tre raste me koronavirus.

33-vjeçari emri të cilit nuk bëhet i ditur, disa ditë më parë ka qenë i shtuar në spital.

“Të tre personat e prekur me koronavirus, janë paraqitur pranë Sanatoriumit me sipmtoma, si temperaturë, kollë dhë vështirësi në frymëmarrje. Dhe pasi janë bërë analizat kanë dalë pozitive. 33vjeçari është menaxher i një lokali nate. Gjithashtu mësohet se ai ka bërë analizën e cila herën e parë rezultoi negative. Gjendja  e tij është përkeqësuar dhe nga një analizë e dytë u konfirmua se ishte i prekur nga COVID-19.

Deri tani nuk thuhet se kanë lidhje me njeri-tjetrin, apo të jenë të afërm. Personat e prekur nga koronavirusi janë transportuar me ambulanca të ndryshme në Tiranë. Bëhet fjalë edhe për dy të moshuar, njëri prej tyre  79 vjeç ndërsa për personin tjetër e cila është një grua nuk bëhet e ditur mosha. Mësohet se gjendja e 33-vjeçarit e tij ka qenë tepër e rënduar.

Bëhet fjalë për një person që ka pasur kontakte të shumta edhe me persona të tjerë. Edhe në datën 8 mars në ambientet e lokalit të tij është organizuar një festë. Tashmë ai ndodhet Spitalin e Infektivit”.