Ligji “Anti-duhan”: Gjobiten lokale dhe restorante në Elbasan

517
Me Urdhër të Kryeinspektorit të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Eltar Deda, dega e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Tiranë, kreu ditën e sotme në qytetin e Elbasanit, inspektime për zbatimin në vijueshmëri të Ligjit “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”.  Në inspektimin e sotëm, inspektorët e ISHSH, dega Tiranë morën masa administrative me vlerë 300 000 lekë (të reja) secila për 7 (shtatë) njësi tregtare (bar-café dhe restorante) të qytetit, të cilat u gjetën në shkelje të ligjit anti-duhan. 
Gjergji Koja, Kryeinspektor i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dega Tiranë u shpreh se: “Ndjekja e zbatimit të ligjit të sipër përmendur është vetëm një pjesë e punës së kryer deri tani nga ana e ISHSH, dega Tiranë dhe inspektimi i sotëm është tregues i tolerancës zero për të gjithë shkelësit e ligjit”. ISHSH bën me dije se inspektimet do të shtrihen në të gjithë territorin e vendit dhe përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve të na ndihmojnë në punën tonë duke denoncuar çdo rast kundravajtjeje.
Sigal