Licencohet në Shqipëri 1 bankë e oligarkëve të Putin, maskuar pas blerjes fiktive nga filiali i saj “IuteCredit”

262
Sigal

 

 

Lejen e ka firmosur Denar Biba i Autoritetit të Konkurencës/ Kosova dhe Maqedonia e kanë bllokuar aktivitetin e “IuteCredit”, ndërsa Guvernatori Sejko nuk po i heq licencën

 

Në mënyrë të heshtur e përmes një skeme mafioze, Autoriteti i Konkurrencës i ka hapur rrugë instalimit të përhershëm, të një banke me licencë moldave dhe me aktivitet pastrim parash nga oligarkët rusë pranë Vladimir Putin. Më 6 qershor 2022, Kryetari i Konkurrencës, Denar Biba, ka miratuar transaksionin e blerjes nga “Iute Credit” në Shqipëri, të aksioneve të shoqërisë “Banca Comercială ENERGBANK S.A”.Dokumenti zyrtar, konfirmon se 100% e kësaj banke është blerë nga “IuteCredit”, ndërsa Autoriteti i Konkurrencës e ka miratuar këtë transaksion, duke i dhënë të drejtë të kryejë aktivitet të plotë financiar e bankar pa kufizim në Shqipëri.

Skema e futjes së oligarkëve rusë në sistemin bankar të Shqipërisë është bërë nën maskën e fondit mafioz “IuteCredit Europe”, që në fakt vepron në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mali i Zi.
Banka e Shtetit në Kosovë, ka mbështetur sanksionet e SHBA ndaj Rusisë dhe ia ka hequr licencën kësaj kompanie. Po ashtu në Maqedoni e Mali i Zi ka nisur procesi me bllokim aktiviteti. Ndaj oligarkët rusë nuk mundën të instalonin aktivitet bankar në këto shtete.

Ndërsa në Shqipëri, mafia ruse e fshehur si “Banca Comercială ENERGBANK S.A” me licencë moldave, gjeti terren të plotë të futet si institucion tregtar dhe investimesh me gjoja blerje nga fondacioni kredidhënës “IuteCredit”, që në fakt është filial i kësaj banke.

Në Shqipëri, shef i “IuteCredit” është mafiozi Akan Ajdini dhe administratore Bealba Mata, pjesë e klanit qeveritar, oligarkik dhe e një grupi ndërtuesish në Tiranë me financa trafiqesh, por njëherazi dhe menaxhere e agjencisë ajrore “Albatros”.

Ndërsa krejt grupi “AS IuteCredit Europe” dhe veprimtaria e “Banca Comercială ENERGBANK S.A”, përdoren nga miliarderi rus Oleg Boyko, pjesë e kupolës oligarkike të Vladimir Putin, por dhe anëtar i një strukture pastrimi parash në Azi, Afrikë, Indi e Ballkan.

Mirëpo, kryeministri Edi Rama, Guvernatori Gent Sejko, ministresha e Financave Delina Ibrahimaj , nuk po i heqin licencën firmës mafioze “Iute Credit”, paçka se oligarku rus Oleg Boyko është futur në listën zezë të sanksioneve ekonomik-financiare nga SHBA, si financues i agresionit në Ukrainë. Madje, nëpërmjet Denar Bibës së Konkurrencës, i kanë hapur rrugë aktivitetit bankar në Shqipëri, duke mashtruar, se “ENERGBANK S.A” nuk është prezentë dhe nuk realizon të ardhura në Shqipëri, kur në fakt ka 100% të “IuteCredit” e cila çdo vit qarkullon mbi 500 milionë Euro pa të dhëna burimore, të cilat i pastron me mekanizmin e kredive fiktive.Sipas dokumentit, procedura për futjen e bankës ruse në Shqipëri, ka nisur me 11 qershor, ndërsa brenda muajit korrik 2022, Denar Biba do firmosë letrat e lejes, që “IuteCredit” të licensohet nga Banka e Shtetit, “de facto” si bankë e oligarkisë ruse dhe “de jure” si Bankë Moldave.Kujtojmë, se 4 ditë më parë, deputeti Erion Braçe i pushtetit dhe deputetët e opozitës; e quajtën firmën “IuteCredit”, një bandë pastrimi parash, mashtrimi dhe zhvatëse e shqiptarëve me skema të kredive fantazma, që duhet bllokuar urgjent e kallëzuar në SPAK.Pamfleti