Abigela Voshtina zgjidhet drejtoreshë e TKOB, ikën Zana Çela

338

Sigal

Abigela Voshtina zgjidhet drejtoresha e re e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, duke zëvendësuar në detyrë Zana Çelën. Voshtina u zgjodh mes shtatë kandidaturave nga një komision i ngritur nga Ministria e Kulturës, ku kishte specialistë shqiptarë dhe të huaj. Voshtina ka propozuar në platformën e saj një kalendar dy-vjeçar dhe bashkëpunim të ngushtë me Bashkinë e Tiranës. Ajo zëvendëson në këtë post Zana Çelën, e cila e mbajti këtë detyrë që nga gushti i 2016, por nuk arriti që të merrte një mandat të dytë. Violinistja mundi në këtë garë primabalerinën Adela Muçollari, Tenorin Josif Gjipali, Koreografin Tomorr Kokona, trompistib Kleanthi Gjika dhe Arben Skënderin. Pas hapjes së garës për prezantimin e programit të saj, Voshtina i ka mëshuar ndër të tjera mungesës së një sezoni dy-vjeçar të Operas, si dhe bashkëpunimit edhe me Bashkinë e Tiranës.