Librazhdi, qyteti që ka më shumë HEC-e, problem shkatërrimi mjedisor

879
Sigal

HIDROCENTRALE/ Flet për “Telegraf”, drejtori i Këshillit të Baseneve, Aurel Guni: “Nga 70 kërkesa kemi nënshkruar 34 kontrata”

Lugina e Shkumbinit është një nga zonat që ka më shumë hidrocentrale në Qarkun e Elbasanit, gjithsej  në të gjithë qarkun janë dhënë lejet për ndërtimin e 34 copëve, të cilat kanë filluar, sipas të dhënave të marra nga Këshilli i Baseneve Elbasan janë 70 kërkesa për ndërtim HEC-esh, nga këto, ky këshill ka lidhur kontrata kocesionare me 34 prej tyre, ku një pjesë ka filluar dhe të prodhojë energji elektrike, të cilat janë lidhur me sistemin. Nga 34 kontrata që janë lidhur 24 prej tyre janë duke u ndërtuar në rrethin e Librazhdit, një rreth që është i favorizuar prej pozicionit gjeografik të rrjedhjes së lumenjve dhe  terrenit tepër të përshtatshëm.

Kërkesat

Sipas Aurel Gunit, Drejtor i Këshillit të Baseneve Elbasan, për gazetën “Telegraf” thotë se, po ndërtohen  HEC-e të reja në Lumenjtë Rrapun, Devoll, Bushtricë, Shkumbin, Stëblevë, Labinot Mal etj.. Janë  paraqitur 70 kërkesa për dhënie lejesh koncensionare vetëm për vitin 2011-2012 pranë institucionit, ku është lidhur kontrata për 34 prej tyre dhe që po vazhdohet puna normalisht. Një punë të mira ka bërë Hydropovver elektrik, e cila ka edhe fuqinë më të madhe prodhuese të energjisë elektrike.  Ja disa nga  HEC-et që po ndërtohen, ku ju është dhënë leja koncesionare: Spahiu, Blekolar & Skraqi, Muso, Xhemi 02, Strëbleva, L.N.K,Amal, C& S Construcion, Mak Olimpik, Faik Mecaj, Remi, Esegei A,Esegei B,Esegei C,Esegei D, Esegei E, Hidro – invest, BiSHNICA 1,Bishnica2, Porocan Kabash, Alb Agron,H.C Dunicë, Orenja Povver,Emir Star, Energy Xhaci, Devy, C & S Construsion, AgroZagma,Hydopovver erelektrik, L.N.K. ArjanCo, H.C.Dragostunjë, Kukur-Energy, Ansara, Gjoka Konstruksion, Deieta & Rati, Rej, D6.

Problemi

Ndërkohë, ka dhe një problem që askush nuk e ka vrarë mendjen, një pjesë e këtyre firmave që ndërtojnë HEC-et kanë krijuar shumë problem me mjedisin dhe banorët. Janë hapur shumë rrugë pyjore, pa leje të institucioneve, janë prishur shumë kanale vaditëse dhe prerë ujin e pijshëm. Nga organet e Shërbimit Pyjor të Librazhdit janë vendosur dhe gjoba për pezullimin e punëve ndaj këtyre subjekteve.