Lezhë / Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar ” Rrjeta”

400
Sekuestrohen 22 kg lëndë e dyshuar narkotike Marijuanë 
Arrestohet në flagrancë 1 shtetas si dhe shpallet 1 tjetër në kërkim 
Me datë 03.02.2017 , në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të autorëve, nga efektivët e Seksionit kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë , u finalizua me sukses operacioni i radhës antidrogë i koduar “Rrjeta” ku si rezultat i tij : 
U arrestua në flagrancë shtetasi Kostandin Mrruku , 47 vjeç, banues në Mirditë si dhe u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit E.D. 33 vjeç, banues në Mirditë. 
Këta 2 shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, janë konstatuar në fshatin Tarazh në Mirditë, me 22 kg lëndë e dyshuar narkotike Marijuanë , e paketuar në 20 pako gati për shitje. 
Nga ndërhyrja e forcave policore është bërë e mundur kapja në flagrancë në ikje e sipër e shtetasit Kostandin Mrruku, kurse shtetasi E.D. ka arritur të largohet duke përfituar nga errësira dhe terreni i thyer malor. 
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike ” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
Sigal