Gjykata e Strasburgut do të gjykojë edhe denoncimet e bëra nga Shqipëria për Vertingun

376
Sigal

Nga Av.Kujtim Cakrani

Vendimi më i fundit e Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut në Strasburg, është pezullimi punës së Kolegjit Disiplinor, krijuar brenda Gjykatës së Lartë, në Poloni, i cili heton dhe shkarkon nga detyra gjyqtarët të Gjykatës së Lartë dhe gjykatave të ulëta.

Për saktësim, ky institucion është si Komisioni Pavarur i Kualifikimit apo siç njihet ndryshe nga opinioni publik Vetingu ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri…

Pranë GJED janë depozituar disa ankesa të gjyqtarëve nga Shqipëria që janë shkarkuar nga Vetungu, dhe janë në pritje të vendimit të kësaj gjykate.

Nëse Gjykata e Strasburgut do të zbatoj të njëjtat standarte është shumë e mundur që Veringu në Shqipëri të përfundoj dhe institucionet e ngritura për këtë çështje do të dalin jashtë funksionit…

Gjasat janë që vendimi i GJED të jetë favor të gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar jo se ata janë të ndershëm apo të aftë profesionalisht por rruga e ndjekur për ti shkarkuar me anë të institucioneve si KPK, apo KPA është në kundërshtim me standartet e shtetit të së drejtës….