Lëvizje të tjera në Ministrinë e Financave, pas largimit të Metes

85
Sigal

Largimi i ministrit të Financave, Ervin Mete, dhe ardhja në vend të tij e Petrit Malaj është shoqëruar me lëvizje të tjera në këtë ministri.

Javën e kaluar është liruar nga detyra z.Nikolla Lera, që ishte Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Politikave Tatimore me mbi 10 vjet punë në financa. Ai eealizoi shumë projekte gjatë kêsaj periudhe  dhe kishte udhëhequr ligjin për tatimin mbi të ardhurat, që vendosi tatimin mbi profesionet e lira, që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese së fundmi.

Sot, mësohet se është larguar nga detyra e sekretarit të përgjithshëm Risena Xhaja, e cila e kishte marrë këtë pozicion në mars të vitit 2023, duke zëvendësuar Arlind Gjokutaj. Në atë kohë ministria drejtohej nga Delina Ibrahimaj.

Mësohet se i është kërkuar dorëheqje këshilltarit Rudolf Papa për çështjet juridike, i cili ka në detyrë që kur erdhi si ministre financash Anila Denaj.

Ndërkohë që i gjithë kabineti i ministrit Mete dha dorëheqjen që me largimin e ministrit.

Në datën 28 korrik, kryeministri Rama njoftoi se Ervin Mete do të largohet nga Ministria e Financave, duke e mbajtur këtë post më pak sesa një vit, pasi kishte zëvendësuar Delina Ibrahimin. Në vend të tij u emërua Petrit Malaj, që mbante pozicionin e drejtorit të AKBN-në.

Krahas Metes u largua nga detyra ministri i Brendshëm dhe ai i Mbrojtjes.

Nga Ministria e Brendshme u largua Taulant Balla, i cili do të marrë postin e ministrit të Shtetit për marrëdhënien me Parlamentin. Niko Peleshi u larua si ministër i mbrojtjes dhe u propozua që të drejtojë grupin parlamentar të Partisë Socialiste./monitor