Lëkundje tërmeti në Vlorë

512
Gjatë orës së mbrëmjes së kaluar lëkundje të lehta termeti janë ndjerë në qytetin e Vlorës dhe në zonat përreth. Sipas Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, tërmeti është regjistruar në orën 23:31 minuta me një magnitudë 2.7 ballë të shkallës rihter. Epiqendra e tërmetit ka qenë 17 kilometra në jugperëndim të Vlorës, në Detin Adriatik. Nuk ka të dhëna për dëme materiele.
Sigal