Legalizimin i kanabisit për arsye mjekësore, qytetarët: S’jemi dakord, do shkatërronte bujqësinë

350
Sigal

Kryeministri Rama së fundi është shprehur se po përgatitet drafti për legalizimin e kanabisit për arsye mjekësore, por qytetarët shprehen kundër pasi mund të rikthejë kanabizimin e vendit.

Disa prej tyre madje shprehen se kjo do shkatërronte sektorin e bujqësisë.

Qytetarët shprehen kundër idesë së kryeministrit Rama për legalizimin e kanabisit për arsye mjekësore.

Të pyetur nga Ora News ata shprehen se kjo i hap rrugë kultivimit të paligjshëm të kanabisit, dhe përqendrimit të këtij biznesi në duart e pak personave.

“Tani thotë do ta legalizojë, sepse tani i janë pjekur kushteve për ta futur në lojën e vet.”

Për disa qytetarë legalizimi do dëmtonte rëndë sektorin e bujqësisë, pasi tendenca do ishte drejt kultivimit të këtyre bimëve.

“Do të shkojnë të gjithë atje, t’i bjerë vlera, si mollës, si patates dhe qepës. Bujqësia do të shkojë te ajo që shitet më shumë.”

Por ka dhe qytetarë të cilët e mbështesin këtë ide të qeverisë, por gjithmonë në rast se do ishte një proces i kontrolluar dhe transparent.

“Për mua ia vlen sepse kanabisi ka efekte mjekësore. Nuk jam për abuzim, për shtije dhe shfrytëzim.”

Debati për legalizimin e kanabisit, rikthehet në opinionin publik pas 5 vitesh.

Fillimisht ideja që kanabisi të përdorej për arsye mjekësore u tha në vitin 2015, ndërsa një vit më pas Shqipëria arrit në shifra rekord të kultivimit.