Lavdosh Feruni: Flasim për Vlorën

122
Sigal

Të shtunën në orën 18:30 tek kinema verore ( në fillim të Lungomares )

Mblidhemi dhe flasim me qytetarët, që të dëgjojnë dhe kandidatët për kryetar të Bashkisë Vlorë.

Një kërcënim i madh i kanoset Vlorës nga kompanitë e naftës e gazit.
Pse heshtin kandidatët për kryetar të Bashkisë për këtë kërcënim ndaj Vlorës turistike?
FLASIM.

Janë firmosur disa memorandume nga institucione qeveritare me kompani ndërkombëtare të naftës, që në Gjirin e Vlorës të instalohen disa industri me bazë fosile, si TEC-e të tjera, super terminal gazi, me kapacitet 5 miliard m3 gaz, gazsjellësa etj. Dy platforma supergjeneratorësh, tek porti peshkimit po bëhen gati të djegin 600 ton naftë të rëndë (mazut) në ditë.
A mund të lejohen këto industri fosile brenda Gjirit turistik të Vlorës?

FLASIM.

Më 15 Maj, një ditë pas zgjedhjeve bashkiake bëhet tenderi për blerje afatgjatë‰ ( deri 5 vjet) të energjisë elektrike e për 72 orë shpallet fituesi. A janë këto kompanitë e naftës, që i janë qepur Vlorës pjesë e kësaj kontrate e kontrata të‰ tjera poshtëruese pë‰r 3-4 dekada?
FLASIM.

A duhet para se të firmosen kontratat për industritë fosile në Gji të Vlorës të thotë dhe shoqëria civile fjalën e saj?

HAJDE dhe ti FLASIM për VLORËN.

Aleanca për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës.