Lavdosh Ferruni: Gazifikimi i Shqipërisë skemë më e kamufluar se ajo e inceneratorëve

176
Sigal

Afera në rastin e gazifikimit është më e kamufluar, pasi në të përfitues kryesor të aferës, ndryshe nga inceneratorët janë multinacionalet , por dëmi ekonomik i ligjëruar për shqiptarët dhe dëmi mjedisor janë shumë, shumë më të mëdha.

Në 2017 në një emission mbrëmje në media kryesore kam thënë se inceneratorët janë “ose naivitet kryeministror ose një aferë e pastër”. Kryeministri duke qënë se nuk ka pranuar dhe nuk pranon akoma që ishte naivitet duhet të mbajë përgjegjësi për aferën. Duket se shëmbulli i zgjidhjes se menaxhimit të mbetjeve me incenerimin po përsëritet në sektorin e energjisë me gazifikimin. Përsëri mund të bëjmë pyetjen se gazifikimi i Shqipërisë është naivitet qeveritar, apo aferë e pastër korruptive? Së pari duhet konsumuar pjesa e parë e pyetjes. Gazifikimi i Shqipërisë është një naivitet i Qeverisë? Nëse Qeveria pranon që është naivitet shpëtojmë nga superafera e gazifikimit. Dhe për këtë administrata e shtetit, opozita politike, media, shoqëria civile duhet të ngrenë zërin fort që Qeveria të pranojë tani sa s”është shumë vonë se gazifikimi është një vendimmarrje naive e përmasave të mëdha të dëmit të Shqipërisë. Nëse nuk vihet në dukje në rastin më të mirë naiviteti qeveritar tani, do duhet për më shumë së 30 vjet Shqipëria të përballet me pasojat e aferës. Afera në rastin e gazifikimit është më e kamufluar, pasi në të përfitues kryesor të aferës, ndryshe nga inceneratorët janë multinacionalet dhe korrupsioni i qeveritarëve mund të jetë më i vogël, por dëmi ekonomik i ligjëruar për shqiptarët dhe dëmi mjedisor janë shumë, shumë më të mëdha. “Do kemi gazifikimin e Shqipërisë. Kemi hedhur hapa të rëndësishëm. Kemi arritur në një moment ku 2023 do realizohen disa projekte të rëndësishme. Do e nisim me Korçën, Fieri do jetë i dyti” – tha Balluku. A nuk është naive nga ana ekonomike, së pari, të thuash se do gazifikosh Fierin, një nga vendet me ndriçim diellor shumë të madh dhe ku kostoja e prodhimit të energjisë nëpërmjet projekteve me impiantet fotovoltaike është dukshëm shumë më e vogël se ajo nëpërmjet gazit? E më pas njësoj si ish kryeministri Berisha që tha se Shqipëria do bëhet superfuqi energjitike në rajon Balluku thotë: “. Do synojmë të bëhemi lider energjitik i rajonit”. Po si do bëhesh lider, ti, kur rubinetat e gazit i ka tjetër kush? Si do bëhesh lider ti, kur Bota po ulërin për “phase out” të fosileve? Është e pakuptimtë që e gjithë shoqëria shqiptare të heshtë për këtë aferë të rrezikshme të gazifikimit. Aferë që fillimi pritet të inagurohet në ditët që vinë me TECin e Bangladeshit.